Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Takimi me Zaev, Makarti jep vlerësimet: Marrëveshja e Prespës me Greqinë është pikë kyçe

Postuar: 22/05/2019 - 23:38

Kryeministri i Qeverisë Zoran Zaev, sot, u takua me drejtorin e Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Evropën, Poll Makarti, i shoqëruar nga më shumë përfaqësues të Institutit, i cili i shprehu urimet për ndryshimet e arritura pozitive në shtet, duke i vlerësuar si kyçe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe përmbylljen e reformave të filluara për realizimin e aspiratave euroatlantike.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, drejtori për Evropën i IRI-it, e vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në më shumë projekte dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e saj duke propozuar më shumë nisma ku mund të ndihmohen ekspertët e Institutit.

Kryeministri Zaev, nga ana tjetër, thuhet, në takimin e me përfaqësuesit e Institutit Republikan Ndërkombëtar e theksoi miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) lidhur me çështjet strategjike për shtetin duke theksuar se bashkëpunimi me institucionet amerikane dhe organizatat është veçanërisht i rëndësishëm, për integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev në takim informoi edhe për momentin politik aktual në vend dhe e potencoi, siç thekson, angazhimin e Qeverisë për realizimin e dialogut inkluziv me opozitën dhe vazhdimin e reformave në sferat kryesore në mesin e së cilave gjyqësi, në sistemin e sigurisë, administratën publike, luftën me korrupsionin me qëllim që të ruhet momenti progresiv për realizimin e anëtarësimit në BE, gjegjësisht marrja e datës për fillimin e negociatave kësaj vere.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 22:19

Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një lartësi 10 metra teksa po ngjiste malin “Olimp” në Greqi.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Postuar: 15/09/2019 - 18:46

Ka ndërruar jetë në spital edhe personi i tretë që u plagos nga masakra javën e kaluar në një lag

Postuar: 15/09/2019 - 13:53

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që

Postuar: 15/09/2019 - 07:52

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin “Listës Serbe” kanë ngritur dje

Postuar: 14/09/2019 - 19:40

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj është

Postuar: 14/09/2019 - 18:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi ka

Postuar: 14/09/2019 - 18:44

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin ‘Listës Serbe’ kanë ngritur al