BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Rajoni

Takimi për dialogun, Vuçiç: Nuk do të jetë aspak e lehtë në Bruksel, Kosova vjen për të bërë shfaqje

Takimi për dialogun, Vuçiç: Nuk do të jetë aspak e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se tha rundi i ardhshëm i dialogut me Kosovën “nuk do të jetë i lehtë”, porse, sipas tij, është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë, për të ulur tensionet dhe për të garantuar sigurinë e serbëve në Kosovë. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 15 qershor, në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Vuçiç tha se do të udhëtojë në Bruksel të hënën, një ditë para fillimit të dialogut, për të mbajtur disa takime dhe darka pune. “Ata [zyrtarët e Kosovës] vijnë për të bërë shfaqje, ndërsa ne jemi të përkushtuar për dialog”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi ka ngecur vjeshtën e vitit të kaluar, kur pala serbe ka hapur çështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Përpara konfirmimit të datës për rinisjen e dialogut, zyrtarët e të dyja palëve kanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me këtë Asociacion. Kurti ka thënë se nuk mund të formohet asnjë asociacion njëetnik, ndërsa Vuçiç ka thënë se Kurti nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel, nëse nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit. Vuçiç përsëriti të enjten: “Nëse mendoni të vini për gjërat për të cilat po flisni, nuk keni pse të udhëtoni”. Me një marrëveshje të vitit 2013, të nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është paraparë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Konflikti në Tiranë

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor i zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë është bërë shkak për një përplasje mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologes së tij serbë Ana Brnabicc. Kryeministrja e Serbisë është shprehur se takimi brenda Samitit ishte më i vështirë se cce priste, madje e ka konsideruar atë si një parahyrje për atë që e pret Serbinë në dialogun me Prishtinën. Kjo tregon që deklaratat e bëra nga zoti Kurti ku shprehej se Kosova do të jetë në dialog vetëm pasi të jetë përgatitur shumë mirë, nuk kanë qenë vetëm fjalë. Referuar deklaratës së dhënë nga Brnabicc për mediat pas takimit, kryeministri i Kosovës ka hapur letrat duke u shprehur se një bashkëpunim në të tilla kushte nuk mund të ketë dhe se bashkëpunim mund të ketë vetëm nëse të dy vendet do të ishin partnerë të barabartë, duke kërkuar në këtë formë njohjen e Kosovës nga Serbia.