
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Takohet me presidentin e Serbisë, reagon Vjosa Osmani dhe zbardh detaje nga biseda: I kërkova të largojë ushtrinë nga kufiri e bandat nga veriu i Kosovës, por…

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Qershor 2023

Edhe pse kanë deklaruar disa herë se mes tyre nuk do të ketë një takim, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar një takim të shkurtër në Moldavi.
Vjosa Osmani tha se gjatë takimit ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Presidentja theksoi se edhe njëherë u dëshmua se Vuçiç nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe.
Osmani flet për takimin 10-minutësh me Vuçiqin në Moldavi
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar për takimin e shkurtërme presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Moldavi, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Paraprakisht Osmani dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime ndarazi me Macron, Scholz dhe Borrell.
“Në fund të takimit me Macron dhe Scholz ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta , ku edhe njëherë u dëshmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë. Por, unë do të vazhdojë të punoj me partnerët tanë, me Gjermaninë, me Francën, me SHBA-në si aleat yni kyç, por edhe me shtetet e tjera prej disa prej çështjeve që i propozuan edhe presidenti Macron, edhe kancelari Scholz, e që i ka propozuar edhe sekretari i shtetit amerikan, Blinken. Ka mundësi që të gjinden zgjedhje përpara. Vullnetin e kemi të përbashkët dhe ai është Kosova sovrane dhe e pavarur të jetë e suksesshme në gjithë territorin e saj. Natyrisht asnjëherë duke mos i ikur obligimeve që t’i mbrojmë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pakicën serbe”, ka theksuar Osmani në një intervistë ekskluzive për RTK-në nga Moldavia, ku ka marrë pjesë në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kishinau të Moldavisë.
Ajo ka thënë se zgjidhjet për çtensionim të situatës ekzistojnë, por ato duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Osmani ka thënë se fillimisht takimi trelateral Macron-Scholz-Osmani ka qenë propozim i palës franko-gjermane, derisa në fund të këtij takimi ka qenë një insistim i tyre që të ketë edhe një diskutim formal me presidentin e Serbisë.
“…e kam bërë të qartë se unë nuk negocioj sepse negociatat bëhen në Bruksel dhe Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se kush i zhvillon ato negociata. Megjithatë si presidente e vendit natyrisht i respektoj propozimet e aleatëve tanë, të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë për stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Jemi ulur kemi diskutuar. Unë para tyre kam kërkuar nga Vuçiçi që të largojë ushtrinë nga kufiri, që t’i largojë bandat kriminale nga Kosova. Që të zbatojë listën e gjatë të marrëveshjeve të cilat nuk i ka zbatuar. E kam pyetur se a ka marrëveshje apo jo sipas tij sepse ai paraqitet para palëve të tjera kinse i respekton marrëveshjet por publikisht del dhe thotë se nuk do t’i zbatojë. Pra, janë gjëra që i kemi bërë në mënyrë shumë korrekte dhe konstruktive, siç janë kërkesat për sqarime, duke treguar se ne jemi të gatshëm ta gjejmë rrugën përpara bashkë me aleatët. Ne bisedojmë me ta për rrugën përpara, kurse obligimet që Kosova i ka marrë në marrëveshje, edhe njëherë sot kam treguar se të gjitha institucionet tona janë të përkushtuara t’i zbatojnë dhe nuk do të ikim prej tyre. Në anën tjetër Vuçiç si zakonisht ankohet, bërtet e shumëçka tjetër, por kjo është natyra e tij”, ka shtuar presidentja.
Ajo shtoi se brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja, mirëpo është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë në to, ta shfrytëzojnë pjesëmarrjen.
“Pra ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që dëshirojnë dhe të sigurohen për respektimin e të drejtave të tyre nëpërmjet përfaqësuesve që ata i zgjedhin”, është shprehur Osmani, duke mos e përjashtuar këtë veprim si zgjidhje për çtensionimin e situatës.
“Ligjet tona lejojnë zgjedhje të reja nëse ka një përqindje të caktuar të qytetarëve që janë në listën e votimeve e iniciojnë një procedurë të tillë. Pra nëse ka procedura të tilla institucionet tona detyrohen të veprojnë”, ka nënvizuar Osmani.
Më të lexuarat


Nis hetimi i “non gratave” në Ballkan pas thirrjeve të SHBA, Dodik paraqitet sot në gjykatë me një ushtri avokatësh, mes tyre dhe eksperti i njohur kroat, ja sa vite burg rrezikon

Pozicionimi i Beogradit ndaj BE dhe Rusisë, ministrja gjermane ‘shuplakë’ Serbisë: S’mund të ulesh në dy karrige

“Kiriakos, miku im, s’të kërcënojmë nëse nuk e bën as ti”/ Erdogan mesazhe të qarta kryeministrit grek pak orë para vizitës në Athinë

Krisja me Aleksandër Vuçiç, ja pse Ivica Daçiç nuk mund të bëhet kryeministër i Serbisë, eskpertët zbulojnë ç’do të ndodhë pas zgjedhjeve

“Kërcet” arma, raportohet për të plagosur...

Panik në vendin fqinj, goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

SHBA e futi në ‘listën e zezë’, ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut bën deklaratën e fortë: Do të përdor të gjitha mjetet për...

E rëndë, burri vret me armë zjarri bashkëshorten, zbardhen detajet e para

Nuk tërhiqet kryeministrja serbe: Duam dhe Kosovën dhe Bashkimin Evropian

Pa viza nga 1 Janari/ Këshilli i BE thirrje Kosovës: Më shumë punë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar
