
Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e zgjedhjes së kryetarit të PD-së

Çështja Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati i tyre zbardh detajet

Targat/ Arrihet marrëveshja, BE konfirmon lajmin: Nuk ka skadim të afatit kohorë mes Kosovës dhe Serbisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Mars 2023

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.
Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Bruksel, në takimin e 4 prillit do të diskutohet edhe për çështjen e targave. Ai ka thënë se në takim do të diskutohen të gjitha detajet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën palët kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.
“Ndërkohë, BE-ja pret që të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën për normalizim, pajtim dhe zbatim të shpejtë të obligimeve. Po ashtu, palët janë zotuar që të përmbahen nga veprimet që do të shkonin në drejtim të kundërt”, ka thënë zëdhënësi i BE-së më 31 mars.
Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave. Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS. Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia./REL
Më të lexuarat


Serbët i kthejnë krahët presidentit Vuçiç, nuk duan luftë me Kosovën, Beogradi i terrorizuar nga forcat e NATO në Veri, Prishtina “vija e kuqe” e SHBA

Vuçiç “i jep duart” përfundimisht Putinit, presidenti serb bën kthesën drastike, zbulohen manovrat e fshehta të tij, si e mashtroi SHBA dhe BE për tensionet me Kosovën

Mediat serbe zbardhin skenarin e Vuçiç: Ja kush është zyrtari që po e konsideron si kryeministër të ri të Serbisë

Perëndimi “këput” fitilin e “fuçisë së barutit” në Ballkan, SHBA-BE zbarkojnë në Prishtinë dhe Beograd, mesazhe përvëluese për Albin Kurtin dhe Vuçiçin

“Ikni”/ U bëri thirrje serbëve të largohen nga Veriu, e pëson keq i riu serb

Tensionet në Veri/ Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit ‘shpërthen’ ashpër ndaj Kurtit: Qeveria e Kosovës abuzoi me besimin e SHBA-së

Tensionet në Veri të Kosovës, Lajçak zbardh detajet nga takimi me Vuçiçin

Vladimir Putin dekoron besnikët e tij, Dodik dhe Vuçiç marrin të njëjtën medalje nga lideri rus

Serbët e Bosnjës nuk i ndalin kërcënimet, bashkëpunëtori i ngushtë i Dodikut shprehet i bindur: Do ndahemi shumë shpejt

Takimi me Lajçak dhe Escobar, reagon Vuçiç dhe i bën thirrje Kosovës
