
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Të hënën nis Censi i Popullsisë, RMV bën thirrjen e fortë maqedonasve në Shqipëri

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Shtator 2023

Më 18 shtator në vendin tonë do të nisë Censusi i Popullsisë dhe Banesave! Mb 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat do të mblidhen në 6 javë.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve në Shqipëri, që të shprehin lirisht përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare, në përputhje me ligjin dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri.
“Shqipëria njihet në botë për shoqërinë e saj multietnike dhe multikulturore, në mënyrën se si u arrit në Maqedoninë e Veriut dhe që përfaqëson një trashëgimi autentike të paçmuar politike dhe kulturore. Duke e njohur rolin e maqedonasve si qytetarë lojal të Shqipërisë, regjistrimi i ardhshëm do t’u mundësojë atyre, përmes shprehjes së lirë të identitetit të tyre, të konfirmojnë përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore, fetare dhe identitare. Kjo do të konfirmojë edhe më shumë rolin e komunitetit etnik maqedonas në Shqipëri, në ndërtimin e urave të miqësisë mes dy vendeve.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të qëndrojnë në komunikim intensiv me përfaqësuesit e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, si dhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, për çështje që prekin çështjet e identitetit. Vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë aktive në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë deri më tani”, thuhet në njoftim.
Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Grumbullimi i tyre do kryhet me pajisje elektronike. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje. Do të përfshihen mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.
Më të lexuarat


Sulmi terrorist në Banjskë, Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

"Mos fusni fjalë në gojën time që s’i kam thënë unë", ja pyetja e gazetares së CNN që tërboi Vuçiçin

Avokati serb goditje Vuçiçit: Radoiçiç duhet të gjykohet për vrasje dhe terrorizëm

Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Autorët do të japin llogari para institucioneve serbe

Vuçiç: Duam deeskalim dhe prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë

Tensionet në Veri/ Diplomati austriak ngre alarmin: Kosova po përjeton krizën më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë

Deputeti gjerman ngre alarmin: Mobilizimi i ushtrisë serbe, sulm i qartë ndaj Evropës

Tensionohet situata/ Provokon ministri serb i Mbrojtjes: Nëse Vuçiç jep urdhër, hyjmë në Kosovë

Tensionet me Kosovën/ Vuçiç sot në CNN, gazetari gjerman sfidon presidentin serb: Ta shohim si do t’a përshkruaj situatën në një ambient ku s’i kontrollon pyetjet

Raporti i Inteligjencës së Kosovës në Kuvend, deputetja ngre alarmin dhe paralajmëron: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit, duhet të jemi të kujdesshëm
