BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Të hënën seanca e parë për Thaçin, Qeveria e Kosovës e prerë: Agresore ishte Sebia, mbrojtëm pragjet e shtëpive tona

Të hënën seanca e parë për Thaçin, Qeveria e

Pas arrestimit të ish drejtuesve të UÇK- së, ish- presidentit Hashim Thaçi, ish- kreut të PDK, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Gjykata Speciale ka reaguar ditën e djeshme me një njoftim që bën me dije se më datën 9 nëntor, ditën e hënë, në orën 15:00 zoti Thaçi do të paraqitet përpara kësaj gjykate në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. “Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. Aktakuza e redaktuar publike mund të lexohet këtu”, thuhet në njoftimin për media të kësaj gjykate. Seanca e parë e Hashim Thaçit do të jetë publike.

Reagimi i qeverisë së Kosovës

Ditë e djeshme qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, e cila ka pasur si shkak dorëheqjen e ish presidentit Hashim Thaçi. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se pas dorëheqjes së Thaçit, duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve të vendit dhe se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Kuvendin e Kosovës. Hoti tha se Qeveria është e gatshme për bashkëpunim me bartësit e institucioneve dhe me faktorin ndërkombëtar dhe pret që të gjithë të dëshmojnë kulturë të lartë politike. “Duhet të tregojmë urtësi e vizion për të dalë nga kjo situatë. Jam i bindur që do të dalim faqebardhë para botës. Qeveria e Kosovës vlerëson që në situatën e krijuar, me dorëheqjen e Presidentit, duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve. Qeveria do të bashkëpunoj me të gjithë bartësit e institucioneve dhe faktorin ndërkombëtar. Ne do të bashkëpunojmë me Kuvendin e Kosovës, dhe partitë përfaqësuese në Kuvend. Qeveria pret nga të gjithë të vazhdojnë të dëshmojnë kulturë të lartë politike”, tha ai. Në deklaratën e tij, Hoti ka nënkuptuar që kjo gjë që po ndodh nuk është e drejtë, se po gjykohen drejtuesit e UÇK ndërkohë që agresori i vërtetë ka qenë shteti Serbi. Hoti tha se populli i Kosovës ka luftuar për tu mbrojtur dhe në oborrin e vet, ndërsa agresori ka qenë Serbia. “Populli luftoi për liri, pavarësi. Populli i Kosovës nuk luftoi në tokë të huaj por në oborrin e vet. Agresori ishte Serbia, nga ushtria militare e paramilitare të cilën e dënoi bota e civilizuar”, u shpreh Hoti.

Reagon ministri Reçica

Në mbledhjen e qeverisë është deklaruar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i cili e ka cilësuar si paradoks dërgimin në Hagë të pjesës kryesore e UÇK-së, derisa aktorët kryesorë në shtetin serbë kur bëhej gjenocidi në Kosovë tani janë të lirë. Ai ka thënë se pamjet që kemi parë ditëve të fundit dhe po vazhdojnë edhe sot janë tërësisht të panevojshme dhe si të tilla po vazhdojnë të tronditin themelet e shtetit dhe mbi të gjitha po vazhdojnë të tronditin themelet e luftës së UÇK. “Është paradoks të dërgohet pjesa kryesore e UÇK-së në Hagë që tani edhe ishin drejtues të shtetit, së fundi, dhe të krahasohet me drejtuesit politik aktual, që kur shteti serbë ushtronte gjenocid në Kosovë, ata ishin aktorë, njëri zëdhënësi dhe tjetri ministri i informacionit tash udhëheqin Serbinë. Ne duhet të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim edhe me faktorin ndërkombëtar që kryesit e vërtetë të krimit në Kosovë të vihen para drejtësisë, sepse gjenocidi është udhëhequr nga hegjemonizmi serb i prirë nga Millosheviçi, dhe aktorët e tij kryesorë, të cilët sot udhëheqin me atë shtet”, tha Reçica. Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Selim Selmi e ka cilësuar ngritjen e aktakuzave si goditje për popullin. “Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë dialogun deri në një moment tjetër. Qeveria e Kosovës është për vendosjen e drejtësisë, por gjykata duhet qartë të sqarojë se është gjykatë e Kosovës e nuk operon me “prova” të Serbisë”,tha ai, ndërsa kërkoi ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve që lidhëen me Serbinë. Në përgjigje të kërkesës së ministrit Selimi, është deklaruar Hoti , i cili tha se qeveri nuk do të komentojë vendimet e organeve të drejtësisë dhe se ministri i Drejtësisë duhet ta dijë më së miri këtë çështje.