BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Rajoni

Tensione dhe përplasje në Parlamentin e Kosovës, deklaratat e ministres së Jashtme acarojnë situatën

Tensione dhe përplasje në Parlamentin e Kosovës, deklaratat e

Deklaratat e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, mbi krimet e luftës kanë sjellë dje përplasje fizike dhe tensione në Kuvend. Dje Parlamenti u mblodh në seancë plenare, por ajo u ndërpre për disa minuta pasi disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Incidentit i parapriu një debat i ashpër në mes të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri si dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Në fjalën e tij, deputeti Tahiri e quajti ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë”. Këto akuza, Tahiri i bëri duke iu referuar një deklarate që Gërvalla e kishte dhënë në media vite më parë sa u takon Dhomave të Specializuara të Kosovës si dhe ish-krerëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët i kishte quajtur njerëz të krimit. Replikat mes deputetit Tahiri dhe ministres Gërvalla shkaktuan fyerje dhe ofendime në mes të deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Duke mos u pajtuar me drejtuesen e seancës, Saranda Bogujevci, deputetët e PDK-së u larguan nga salla. Në momentin e largimit, deputetët Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati u përplasën me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Në këtë konflikt u përfshi edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Salih Zybën dhe Besim Muzaqin, raporton “REL”.

Gërvalla sulmon deputetët e PDK

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia, por është votuar në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë iu drejtua deputetëve të PDK-së “fajtor jeni ju”. “Gjykata Speciale nuk është instaluar ngas Serbia, është instaluar nga ju. Sepse ju jo vetëm që nuk keni luftuar por nuk keni ndërmarr asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës, por jeni munduar ta evitoni këtë dhe e keni bërë të mundur krijimin e Gjykatës Speciale dhe e keni votuar. Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli, dhe tani jeni në nevojë për të sqaruar se përse e keni bërë një gjë të tillë. Ju jeni pikërisht përgjegjës që prirësit tuaj sot ndodhën në Hagë, duke mohuar të vërtetën nuk do të gjeni zgjidhje”, tha Gërvalla. Ajo shtoi se si ministre është zotuar që interesat e Kosovës t’i përfaqësoj në mënyrën më të dejën të mundshme në arenë ndërkombëtare. “Po ju drejtohem juve deputetëve të PDK-së. Korrupsioni nuk është shpikje e jona e as narrative e Serbisë, por realtitet i hidhur i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qeveria jonë është zgjedhur për të luftuar krimin e korrupsionin e instaluar më së shumti nga ju, nga PDK. Ju jeni përgjegjës për instalimin e korrupsionit, dhe është detyra jonë luftimi i korrupsionit”, ka thënë Gërvalla.

Limaj këkron dorëheqjen e Gërvallës

Në vitin 2017, Donika Gërvalla deklaroi se do të ndihmonte me materiale Gjykatë Speciale me materiale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ku madje i ka etiketuar si koka të organizatës kriminale. Lidhur me këto qëndrime të saj ka reaguar edhe Fatmir Limaj, i cili ka kërkuar dorëheqjen e ministres. “Nëse e mbroni atë çka jeni thënë në 2015, duhet me u shkarku duhet me dhënë dorëheqje se keni konflikt interesi, sepse ju sot drejtoni diplomacinë e Kosovës”, tha Limaj. Më tej ai tha se në momentin kur dikush merr një post publik duhet të distancohet nga deklaratat e mëhershme sepse më nuk mund të mbajë qëndrim individual. “Ne jemi qytetar të këtij vendi, si njerëz të thjeshtë kemi të drejtën e mendimeve tona, dhe askush s’mund të ia cenoj askujt shprehjen e mendimit të lirë pavarësisht a pajtohemi apo jo, kjo është deri sa ne nuk drejtojmë institucioneve publike. Në momentin kur ju kaloni në një drejtim publik, ose duhet të distancoheni nga ajo që keni thënë, qëndrimi që keni mbajt. Të distancohet zonja e nderuar, s’ka qëndrim individual gabim është, këta e kanë problem se nuk dinë të sillen në institucione publike”, shtoi Limaj.

Më të lexuarat