BREAKING NEWS

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi zbardh zhvillimet më të fundit për ngjarjen që bëri bujë dhe tregon me çfarë po merret këngëtarja: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon...

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok
x
BREAKING NEWS

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas
x
BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x

Rajoni

Tensione në Ballkan, Serbia zbulon se 4 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës pas aplikimit në KiE, SHBA goditje Vuçiçit, ja pse Franca ka dalë kundër Kurtit

Tensione në Ballkan, Serbia zbulon se 4 shtete kanë tërhequr

Aplikimi zyrtar i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është mirëpritur në Beograd. Kjo lëvizje ka shkaktuar tension në Ballkan, pasi Serbia do të nisë një aksion të madh diplomatik që synon tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur në mënyrë indirekte aplikimin e Kosovës në KiE, ndërsa Franca ka dalë kundër duke paralajmëruar përçarje edhe më të madhe në rajon. "Katër shtete kanë tërhequr tashmë njohjen e Kosovës", tha Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç. Ministri po ashtu theksoi se Serbia po përballet me presione të mëdha në fushën e politikës së jashtme. “Kemi marrë informacione se së paku dy shtete të mëdha janë duke punuar në mbështetje logjistike për Prishtinën për njohjet e reja, por edhe në fushatën për tërheqjen e njohjeve”, tha ai, duke shtuar se katër shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës me nota diplomatike.

SHBA mbështet aplikimin e Kosovës në KiE

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se Prishtina, me këtë hap, ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit. Duke iu përgjigjur presidentit serb, Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur se Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane, të cilat kanë të drejtë të zgjedhin vetë prioritetet e tyre për politikën e jashtme. Në shtator të vitit 2020, dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit, sipas së cilës, Kosova ka pranuar një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord për një moratorium, po ashtu njëvjeçar, mbi fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës si shtet. Por afati i këtij zotimi tashmë ka përfunduar.

Franca kundër, Gjermania pro

Ambasadori francez në Serbi, Pierre Koshar, konsideron se parashtrimi i kërkesës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës është vendim i njëanshëm dhe shtoi se Franca nuk i përkrah lëvizjet e njëanshme. Ai ka theksuar se prioritet është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ambasadori Koshar theksoi se dialogut Prishtinë-Beograd duhet t’i jepet urgjentisht një dinamikë e re. “Ne mbështesim përpjekjet e Miroslav Lajçakut, mbështesim ftesën e Gjermanisë për presidentin serb dhe kryeministrin e Kosovës. Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temë prioritare është edhe çështja e personave të pagjetur. Këto janë prioritete për ne”, tha Koshar. Ai theksoi se qeveria e Prishtinës nuk ka mbështetjen e Francës për paraqitjen e kandidaturës së saj në Këshillin e Evropës, sepse lëvizjet e njëanshme mund të çojnë në ngritje të tensioneve. “Ne i kuptojmë aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar në institucionet evropiane dhe mirëpresim faktin që ata janë rreshtuar me qëndrimet evropiane në lidhje me Ukrainën. Megjithatë, lëvizjet e njëanshme nuk i lehtësojnë gjërat dhe mund të çojnë në rritjen e tensioneve”, tha ai. I pyetur nëse Franca do të votojë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadori tha se për momentin nuk është ngritur pyetja, sepse procesi i pranimit zgjatë dhe kërkohet mendimi i Asamblesë Parlamentare dhe pastaj edhe rishqyrtimi i kandidaturës. “Prioriteti i Francës është të bëjë gjithçka, së bashku me partnerët tanë evropianë, veçanërisht me Gjermaninë, për të vazhduar dialogun mbi baza të forta dhe kjo është ajo që është urgjente, ndaj ne besojmë se lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme dhe mund të mbytin një proces tashmë të ndërlikuar, i cili nuk ka përparuar shumë muajt e fundit”, tha Koshar. Por ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde ndryshe nga Franca ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Rohde përshëndet aplikimin e Kosovës duke shtuar se Gjermania mezi pret ta shohë Kosovën pjesë të KiE. “Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat për procesin e anëtarësimit”, shprehet Rohde.

Më të lexuarat