Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Tensione në Podgoricë, mbështetësit e Gjukanoviçit përleshen me fituesit e zgjedhjeve, ndërhyn policia pas degradimit të situatës(VIDEO)

Tensione në Podgoricë, mbështetësit e Gjukanoviçit

Pasi shqiptari Driton Abazoviç, luajti rolin e ‘kingmaker’-it në zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi dhe arriti që së bashku me koalicionin opozitar, të rrëzonin pas tre dekadash në pushtet Milo Gjukanoviçin, ditën e djeshme mbështetësit e këtij të fundit janë përplasur në Podgoricë me opozitarët fitues.

Opozita me një orientim pro-rus dhe pro-serb, po festonin triumfin e koalicionit të partive të tyre në zgjedhje në sheshin e kryeqytetit mbrëmjen e djeshme, kur nisën përplasjet fizike me mbështetësit e Gjukanoviçit.

Pas tensioneve në rritje, policia malazeze ndërhyri për të përshkallëzuar përplasjet mes dy grupimeve.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Malin e Zi u mbajtën ditën e diel më datë 30 gusht, ku rezultatet shpallën fitues partitë opozitare me një orientim pro-serb.

Udhëheqësi i koalicionit opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç, pas incidenteve të djeshme u bëri thirrje mbështetësve që të festojnë në shtëpi.

“Ne nuk qëndrojmë pas asnjë tubimi, nuk duam trazira, nuk duhet të irritojmë askënd. Le të qëndrojmë të qetë, le të qëndrojmë në shtëpi”, tha Krivokapiç  përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë partia e Demokratike Socialiste (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç, e cila aktualisht është në pushtet, tha se mbështetësit e opozitës kanë organizuar tubime në disa qytete të Malit të Zi, gjatë të cilave kanë provokuar masat me parulla nacionaliste.

Partia DPS ka njoftuar se për këto ngjarje do të lajmërojë Misionin Monitorues të OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Mbështetësit e opozitës malazeze, festuan fitoren e koalicionit të partive të tyre edhe në qytete të tjera të Malit të Zi si në Tivar, Bijello Pole, Berane dhe Danillovgrad.