
"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

Tensionet në Mesdhe/ Turqia hedh hapin e rëndësishëm, Zëri i Amerikës: Ja çfarë do ndodhë nga sot

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2021

Pas një ndërprerjeje pesë-vjeçare, të shoqëruar me pretendime për ujërat mesdhetare, Turqia rinis të hënën bisedimet me Greqinë, përpjekja e saj e parë në shpresat për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Diplomatët thonë se rindërtimi i besimit do të jetë i vështirë, edhe pse bisedimet vijnë pas vendimit të Turqisë për të ndalur kërkimet e saj për gaz në ujërat e diskutueshme.
Bisedimet mund të hapin rrugën për një vizitë të afërt në Turqi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të ftohin retorikën rreth mosmarrëveshjeve më të gjera të Ankarasë me BE-në.
Të dyja palët thonë se ekziston vullneti politik për të përmirësuar marrëdhëniet, por pas disa vite acarimesh për çështje të tilla si refugjatët, të drejtat e njeriut, pretendime detare, ndërhyrjet ushtarake të Turqisë dhe ishullit të ndarë të Qipros, afrimi duket të jetë një perspektivë e largët.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, shprehu optimizëm të përmbajtur, duke thënë se shikon një "dritare mundësie" por shtoi se Ankaraja ka nevojë të "braktisë linjën e konfrontimit" dhe të kërkojë dialog.
Presidenti Tajip Erdogan, i cili e ka akuzuar Bashkimin Evropian për "verbëri strategjike" ndaj Turqisë, u tha ambasadorëve të BE-së në Ankara këtë muaj se ai është i gatshëm të përmirësojë marrëdhëniet./ VOA
Më të lexuarat


BE ja bën të qartë Albin Kurtit: Rruga e integrimit kalon vetëm përmes dialogut me Serbinë

E trishtë/ Ndërron jetë papritur kryebashkiaku i njohur (Emri)

Vjosa Osmani shfaq ambicien për t’u zgjedhur presidente, akuza Serbisë se po ndërhyn në procesin zgjedhor

Greqia vihet ‘alarm’ nga COVID, ja çfarë ka vendosur qeveria ditën e sotme

Çfarë ndodhi? Presicenti Vuçiç sulmon Kosovën

Vazhdon të jetë çështja më e ‘nxehtë’/ Kreu i kuvendit serb thirrje urgjente SHBA-së dhe BE-së: Mos humbni kohë!

DASH: Të angazhuar të bashkëpunojmë me BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Tensionohet situata/ Hapen baret, restorantet dhe bizneset, vendi fqinj me Shqipërinë sfidon kufizimet, policia zbarkon në qytet, banorët protestojnë në mënyrë të ashpër

Parlamenti Europian thirrje 5 shteteve anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës, i jep goditje të fortë Serbisë

Ambasadori amerikan në Kosovë: I mahnitur nga zgjedhjet, Kurti dhe Osmani kanë vizion dhe energji për të drejtuar qeverinë
