
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Tensionet në Veri/ Albin Kurtit del me paralajmërimin e frikshëm: Radoiçiç po riorganizon sulm terrorist në Kosovë

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Nëntor 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të fortë duke bërë me dije se Milan Radoiçiçi është duke riorganizuar një tjetër sulm terrorist në veri.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti ka dhënë më tepër detaje rreth grupit terrorist serb për të cilin thotë se tashmë në Rashkë të Serbisë janë duke mbajtur takime së bashku me Radoiçiçin për tu ripërgatitur për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.
Kreu i qeverisë së Kosovës shkruan se në datën 10 nëntor, Radoiçiqi ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Sipas Kurtit, në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviçit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.
Gjithashtu, kryeministri thekson se gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviç dhe Dalibor Jevtiç. Ndër të tjera, Kurti është shprehur se KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku t’i atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit në Banjskë si dhe të dënojnë Radoiçiçin.
Postimi i plotë:
Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.
Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.
Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq.
Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore.
Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës.
U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit.
Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës.
Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.
Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit.
Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës.
Më të lexuarat


Osmani takim "kokë më kokë" me kryeministren e Danimarkës, ja çfarë u diskutua

Porositi vrasjen e saj, shënimi në kurorë që la Murseli te varri i Liridonës

Perëndimi trondit Vuçiçin, BE zyrtarizon si kusht për Serbinë njohjen e Kosovës, presidenti serb në alarm, ja çfarë po përgatit Brukseli dhe për Albin Kurtin

E rëndë, plas sherri me thika mes të miturve, zbardhen detajet e para

Erdogan shkon së shpejti në Serbi, Vuçiç “entuziast”, ja çfarë pritet nga takimi mes dy liderëve

“Kosova është e sigurt”/ Ambasadori i SHBA në Prishtinë paralajmëron Serbinë: NATO e aftë të përballojnë çfarëdo kërcënimi

“Vetëadministrim i komunitetit serb në Kosovë”/ REL: Çfarë parashikon draft-statuti për Asociacionin?

Përplasja me Greqinë, reagon sërish kryeministri Sunak dhe ia bën të qartë Athinës: Skulpturat e Partenonit do të qëndrojnë në Muzeun Britanik

BE vendos 'me shpatulla pas murit' Serbinë: Duhet njohja e Kosovës

"Dorëzohet" Vuçiç : Serbia nuk do mbajë zgjedhjet në Kosovë
