BREAKING NEWS

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x
BREAKING NEWS

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të shpëtojë nga dosja e spiunit, njësoj siç ia hodhi paq me videon me zë dhe figurë të Dritan Priftit, ja prapaskenat

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të
x
BREAKING NEWS

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa përfshirë..."/ Gazetari i njohur zbardh skandalin e fundit, zbulon sa kushtoi dhoma e Ramës në hotelin luksoz në Manhatan: Ishin vetëm ky dhe kryeministri i Marokut!

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Banda e Ilir Metës më ka kërcënuar me vrasje, ja dosja tjetër “përvëluese” për ish-presidentin që do të çoj në SPAK, shumë shpejt do të arrestohen dy kokat më të mëdha të politikës

Idajet Beqiri: Banda e Ilir Metës më ka kërcënuar me vrasje,
x

Rajoni

Tensionet në veri/ Analisti serb zbulon planet e Rusisë me Kosovën: Putin po kërkon konflikt të përgjakshëm në Ballkan

Tensionet në veri/ Analisti serb zbulon planet e Rusisë me

Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë në Serbi, Orhan Dragash, ka komentuar tensionin në veri të Kosovës, ku ka deklaruar se presionet ruse ndaj Serbisë janë të hapura dhe kanë për qëllim të hapin një krizë të re.

Sipas tij, “për Rusinë do të ishte ideale nëse kjo krizë e re ballkanike të ishte e armatosur dhe e përgjakshme, ndërsa Kosova, vendi ideal për një gjë të tillë.”

“Bëhet fjalë për presionin rus ndaj Serbisë që ekziston prej vitesh dhe për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës, presioni po bëhet shumë më i fuqishëm, më i hapur dhe më e pamëshirshëm”, tha Dragash.

Ai shton se “vizita e dështuar e Lavrovit në Beograd dhe veçanërisht aktivitetet ruse gjatë krizës së javës së kaluar në veri të Kosovës janë vetëm dëshmi e dukshme se Kremlini po kryen një operacion të fortë hibrid kundër Serbisë, qëllimi i të cilit është të përdorë Serbinë për interesat e saj luftarake në Ukrainë dhe për konfliktin e saj me Perëndimin”.

Më tej, Dragash thekson për gazetën serbe “Danas”, se “Rusia, edhe pse ka vite që thotë se nuk ka asgjë kundër, në fakt nuk e do Serbinë në Bashkimin Evropian, dhe as në NATO dhe po punon për këtë në mënyrë sistematike dhe të organizuar, duke përdorur të gjitha resurset që ka”.

“Që kur e sulmoi Ukrainën, presionet ruse ndaj Serbisë janë të hapura dhe kanë për qëllim të hapin një krizë të re, së cilës Perëndimi do t’i kushtohej shumë më tepër dhe do të zvogëlonte përfshirjen e tij në mbështetjen e Ukrainës. Për Rusinë do të ishte ideale nëse kjo krizë e re ballkanike të ishte e armatosur dhe e përgjakshme, kurse Kosova është vendi ideal për një gjë të tillë”, thotë analisti serb.Tensionet në veri/ Analisti serb zbulon planet e Rusisë me

Sipas analistit serb, ky është interesi real i Rusisë në raport me Serbinë, dhe kjo është pjesë e qëllimit të saj të luftës në Ukrainë.

“Çdo bisedë e mëtejshme për një lloj aleance, miqësie dhe vëllazërie është një fyerje për arsyen e shëndoshë”, shprehet ai.

Analisti serb shpjegon se kur u përshkallëzua problemi lidhur me targat dhe letërnjoftimet e serbëve, Rusia kreu një operacion masiv në vetëm në pak ditë për përhapjen e informacioneve të rreme dhe nxitjen e drejtpërdrejtë të konfliktit.