
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Tensionet në Veri/ Dhoma Ekonomike Amerikane del me paralajmërimin e fortë për Kosovën

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Qershor 2023

Dhoma Ekonomike Amerikane ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i marrë “menjëherë parasysh thirrjet nga SHBA-ja dhe BE-ja për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, në mënyrë që të tërhiqen investitorët dhe të mbështetet rritja e qëndrueshme ekonomike. “Investitorët kërkojnë mjedise të qëndrueshme dhe të sigurta për bizneset e tyre, ndërsa tensionet e vazhdueshme mund të minojnë besimin në prospektet ekonomike të Kosovës. Tensionet dhe përplasjet krijojnë një atmosferë pasigurie dhe paparashikueshmërie, e cila i pengon investitorët e mundshëm”, thuhet në deklaratën e Dhomës Ekonomike Amerikane, të publikuar më 8 qershor.
Në veri të Kosovës, protestat që po vazhdojnë ende kanë shpërthyer qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Zgjedhjet e 23 prillit prej të cilave kanë dalë këta kryetarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.
Për tensionet në veri, përkatësisht mospërfilljen e këshillave të SHBA-së në lidhje me hapat e nevojshëm atje, Kosova është përjashtuar tashmë nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë. Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka tërhequr policinë e as kryetarët shqiptarë nga zona veriore e vendit, e banuar me shumicë serbe. I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit më 5 qershor 2023.
Dhoma Ekonomike Amerikane është shprehur e shqetësuar ngjarjet në veri dhe për “mungesën e vullnetit të Qeverisë së Kosovës për të koordinuar përpjekjet e saj me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe BE-në”.
Në këtë deklaratë thuhet tutje se SHBA-ja dhe BE-ja kanë qenë mbështetëse dhe e kanë ndihmuar Kosovës në zhvillimin e saj politik dhe ekonomik, duke kërkuar kështu që Qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kurti të tërheqë kryetarët dhe policinë nga veriu dhe të organizojë zgjedhje të reja lokale. Kërkesa të ngjashme ka bërë edhe Bashkimi Evropian. Kurti pranoi se ka sfida në raportet me emisarët ndërkombëtarë, por nuk foli për kërkesat e tyre. Ai tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij, përfshin sundimin e ligjit në këtë zonë dhe largimin e “grupeve kriminale serbe” prej atje. Kurti vazhdimisht ka këmbëngulur se nuk mund të bëjë kompromise me “republikën demokratike”.
Më të lexuarat


Milan Radoiçiç drejt prangave, Interpol lëshon urdhër-arresti për “trurin” e sulmit në Banjskë, dhjetëra akuza rëndojnë mbi të, ja sa vite burg rrezikon krimineli famëkeq serb

Tensione para gjykatës dhe ofendime nga më të rëndat, shtyhet gjyqi i Milorad Dodik, lideri serb i BiH ka vetëm 3 ditë kohë për t’i shpëtuar burgut

Injoruan urdhrat dhe u çuan të bënin selfie, bien nga varka në Venecia turistët kinez

"Do të shkojë me disa dosje të mëdha"/ A do të dialogohet edhe për Shqipërinë? Gazetari i njohur zbardh detajet që pritet të diskutohen në takimin Erdogan-Mitsotakis

Vrasja e Liridonës/ Presidentja Vjosa Osmani bën thirrjen e fortë: Duhet të luftojmë me ngulm mosnormalizimin e dhunës

Rreth 21 mijë familje në nevojë, qeveria ndan 5 mln euro për ngrohje

Zgjedhjet në Serbi/ Ambasadori amerikan Hovenier ja bën të qartë Beogradit: Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet e saj

Nis hetimi i “non gratave” në Ballkan pas thirrjeve të SHBA, Dodik paraqitet sot në gjykatë me një ushtri avokatësh, mes tyre dhe eksperti i njohur kroat, ja sa vite burg rrezikon

Pozicionimi i Beogradit ndaj BE dhe Rusisë, ministrja gjermane ‘shuplakë’ Serbisë: S’mund të ulesh në dy karrige

“Kiriakos, miku im, s’të kërcënojmë nëse nuk e bën as ti”/ Erdogan mesazhe të qarta kryeministrit grek pak orë para vizitës në Athinë
