
Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Qershor 2023

Bashkimi Evropian ka kërkuar të shtunën që Kosova t’i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës, dhe që kryetarët e zgjedhur shqiptarë të kryejnë funksionin e tyre nga objektet alternative.
“Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur në të katër komunat, dhe ato të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to”.
Në një deklaratë të Bashkimit Evropian, të lëshuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, është dënuar dhuna që ka ndodhur në veri ditë më parë, dhe që Kosova të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet. Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potik, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Më 29 maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë.
“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm dhunën ndaj qytetarëve, trupave të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave në veri të Kosovës. Dhuna ka mundur të evitohet, dhe duhet të evitohet në të ardhmen. Bashkimi Evropian qëndron fuqishëm mbrapa misionit të KFOR-it dhe misionit të EULEX-it në përmbushjen e mandateve të tyre përkatëse”, është thënë në deklaratë.
“Ne ftojmë të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë që, menjëherë dhe pa kushte, të ndërmarrin masa për qetësuar situatën, të ndalin retorikën përçarëse dhe të përmbahen nga secili veprim tjetër i pakoordinuar. Qetësia duhet të kthehet urgjentisht. Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të rrepta. Dështimi për t’i ulur tensionet do të rezultojë me pasoja negative”.
Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve. Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri I Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.
“Bashkimi Evropian, pret nga Kosova dhe Serbisa të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të gjetur zgjidhje për situatën në veri, që garanton siguri dhe pjesëmarrje për të gjithë qytetarët. Diçka e tillë hap rrugë për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit. Kjo përfshin edhe nisjen, pa asnjë vonesë tjetër, dhe pa parakushte të punës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, është thënë mes tjerash në thirrjen e bllokut evropian.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011. Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar./rel
Më të lexuarat


Moti bën kthesën drastike, stuhitë e forta në rajon fillojnë sonte

“Nuk dua të flas për masat, por për pasojat”/ Escobar më i vendosur se kurrë: Kosova ka humbur përkrahjen për njohje, NATO e integrimin

Vdiq në moshën 98-vjeçare/ Nga një ish-komunist në President, kush ishte Giorgio Napolitano që ndihmoi në rimëkëmbjen e Italisë

Takimi me Lajçak, Vuçiç zbardh detajet: Nuk është e lehtë, por...

Çfarë po ndodh në vendin fqinj? Ngrihet alarmi, 14 goditje tërmeti brenda pak orësh

Shpërthimi në Veri të Kosovës, reagon i tronditur ambasadori amerikan Hovenier

Tuneli nëntokësor në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi, reagon Ministri i Brendshëm

Tensionet në Veri, në Vjenë protestohet në mbështetje të Kosovës

Shpërthimi i fuqishëm në veri të Kosovës, reagon BE

Një tufë delesh konsumojnë 100 kg kanabis
