
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Tensionet në Veri/ Senatori amerikan ultimatum Kurtit: T’i japë fund provokimeve menjëherë

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Maj 2023

Senatori amerikan, Chris Murphy ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit.
Ai është shprehur se të hënën, gjatë takimit, kryeministri Kurti nuk e ka përmendur planin për hyrje në ndërtesat komunale, ndërsa ka theksuar se duhet t’i japë fund “këtij provokimi menjëherë”.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë amerikan, Derek Chollet për zhvillimin problematik. Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi një plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam kapur totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”, ka shkruar Murphy në Twitter.
Pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se një prej veturave është djegur. Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të vendit. Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet, të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.
Kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten (25 maj). Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës.
Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kanë dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka obliguar qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Më të lexuarat


Albin Kurti reagon pas tensioneve në veri dhe kritikave të ShBA-së e QUINT-it

Situata në Veri/ Historiani tregon arsyen pse Kurti shkaktoi tensionet

E rëndë/ Shqiptari vret të dashurën, dalin detajet tronditëse

Tensionet në Veri, vjen reagimi nga Ministri i Jashtëm i Serbisë

Protestë në Serbi, ja cila është arsyeja

Tensionet në Kosovë, Petkoviç del me akuza ndaj ndërkombëtarëve

Tensionet në Veri, vjen reagimi i minutës së fundit nga Albin Kurti

Tensionet në veri, reagon deputeti i njohur gjerman

Kryeministri Kurti takon të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin, zbardhen diskutimet

Tensionet në Veri/ Grenell reagon ashpër ndaj Albin Kurtit: Rrënuat lidhjen SHBA-Kosovë...
