BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Rajoni

Tensionet në Veri, SHBA trondit pozitat e Vuçiçit, amerikanët futen në “lojë”, ndryshimi i madh pritet në 1 shtator, ja si Serbia mund të bëhet pjesë e NATO

Tensionet në Veri, SHBA trondit pozitat e Vuçiçit,

I gjithë rajoni i kanë sytë tek “1 shtatori”, çfarë do ndodhë me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë ku si shkak u mor vendosja e reciprocitetit. A do ketë paqe apo përshkallëzim të konfliktit? Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi jep sinjalin për paqe. Hill shprehet se më 1 shtator, ditën kur do të fillojë implementimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit nuk do të ketë tensione mes palëve. Madje diplomati ka shtuar se Serbia mund të bëhet pjesë e NATO-s në momentin që qytetarët e saj ta dëshirojnë këtë, duke kundërshtuar planet e Vuçiçit, i cili tha pak kohë më parë se Beogradi nuk do të bëhet pjesë e NATO.

Hill: Nuk do këtë luftë më 1 shtator

Diplomati amerikan, ndryshe nga udhëheqësit serb që çdo ditë deklarojnë për përshkallëzim të situatës në Veri, shpreson se me 1 shtator çështja e targave dhe kartave të identiteti do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.“Unë sinqerisht mendoj se ka një mundësi më të madhe për përparim real në dialog sesa për probleme. Është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë më shumë në zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme, ata kanë ndërmjetësues mjaftë të mirë nga BE-ja”, ka thënë Hill.

Diplomati amerikan: Serbia mund të bëhet pjesë e NATO-s

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill ka deklaruar gjithashtu se NATO-ja e ka bërë të qartë se Serbia, nëse dëshiron, mund të bëhet pjesë e asaj aleance, por gjithashtu theksoi se kjo do të ndodhë kur ta dëshirojnë qytetarët e saj. Ne kemi respekt të madh për Serbinë, ushtrinë dhe udhëheqjen e saj dhe dëshirojmë ta shohim Serbinë jo vetëm si mike dhe partnere, por edhe si aleate”, tha Hill. Duke komentuar faktin se Serbia është i vetmi vend evropian që nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Hill tha se është e qartë se Serbia ka një qëndrim tjetër ndaj sanksioneve ndaj Rusisë sesa SHBA-ja dhe partnerët e saj evropianë.”Por unë mendoj se është e rëndësishme të përqendrohemi në gjërat për të cilat biem dakord dhe të përpiqemi të ecim përpara së bashku," shtoi ai. I pyetur se pse SHBA-të e mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, por jo atij të Serbisë, Hill ka nënvizuar faktin se situata në Ukrainë nuk është i krahasueshëm me atë të Serbisë.“Bëhet fjalë për një fqinjë që sulmoi Ukrainën, civilët e saj dhe vazhdon të bombardojë qytetet e saj. Ukraina me të vërtet duhet të luftonte kundër atij sulmi absolutisht keqdashës nga Rusia, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur krahasojmë situatën në Ukrainë me atë të disa dekadave më parë”, ka shtuar ai. Ndërkohë ditën e djeshme në një konferencë për media, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pretenduar se Qeveria e Kosovës dëshiron të sulmojë Veriun e Kosovës dhe të likuidoi serbët nga shtëpitë e tyre, me pretekstin e luftimit të krimit dhe korrupsionit. Duhet theksuar, se ndryshe nga Kurti, në Kosovë ka edhe politikanë që mendojnë pozitivisht lidhur me këtë situatë të tensionuar. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje që të mos ndillet frikë dhe panik, pasi sipas saj nuk do të ketë luftë në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se NATO-ja është garantuese e sovranitetit të Kosovës dhe se Serbia është në dijeni se çfarë sjellë një konflikt i hapur me NATO-n.“Ka pasur luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasur mundësinë me luftu atëherë. Ndërkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo-ja, dhe mundësisht të flasë për stikersa dhe barrikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka shtuar ajo.Ky reagim i Çitakut ka ndodhur pak orë pasi u raportua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për gazetën italiane “La Repubblica” se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.“Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, ka thënë Kurti.