BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Rajoni

Tensionet në Veri të Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiç ftohen në takim për “zgjidhje europiane”, dialogu po rikthehet në Bruksel

Tensionet në Veri të Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiç

Tentativat për të gjetur një ujdi për targat i konfirmoi dhe Bashkimi Europian. Zëdhënësi Peter Stano, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë ftuar që të takohen së shpejti në Bruksel për të gjetur një zgjidhje europiane. “Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur një zgjidhje europiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet që prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen. Shpresoj që do të mund të vijnë shumë shpejt, dhe do të diskutojnë, siç ka thënë edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell, para 21 nëntorit dhe jo më vonë”, tha Stano. Pas takimeve që zhvilloi në fundjavë me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, Borrell u shpreh se iu ka bërë një propozim Kosovës dhe Serbisë për tejkalimin e situatës në Veri pas largimit të serbëve nga institucionet. “Kemi paraqitur një propozim i cili duhet të diskutohet si një rrugëdalje e mirë nga situata. Duhet t’u bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin përkushtimet e tyre, të respektojnë angazhimet dhe të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur shumë vjet më parë”, tha zoti Borrell, por pa dhënë hollësi se për çfarë bëhet fjalë. Tensionet ndërmjet të dyja vendeve u shtuan pasi qeveria e Kosovës më 1 nëntor filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave. Gjatë takimeve të javës së kaluar me dy liderët, Borrell, u tha Kurtit dhe Vuçiçit, se është tepër e rëndësishme që palët të shmangin retorikat që ndezin gjakrat dhe veprimet e njëanshme. “Me luftën në Ukrainë, Europa nuk mund të ketë një tjetër konflikt në tokën e saj. Është përgjegjësia e palëve që ta shmangin këtë”, u citua Borrel nga zyra e tij e shtypit.