
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç flet pas takimit me Stoltenberg: Respektojmë misionin e KFOR-it, duam të shmangim çdo lloj përshkallëzimi dhe konflikti

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Gusht 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin serb Alekksandër Vuçiç, i cili u shpreh se shteti i tij respekton misionin e KFOR-it.
“Kemi folur për atë që ka ndodhur. Nuk kemi nevojë që të shohim secilën herë situatën sipas një perspektive. E respektojmë misionin e KFOR-it dhe njoftimi i tyre atë natë ka ndikuar në ulje të tensioneve”, ka thënë Vuçiç, duke iu referuar deklaratës së misionit të NATO-s më 31 korrik, se është e gatshme të ndërhyjë nëse përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.
Ai shtoi se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare për Serbinë.
“Nesër do të kemi bisedime të vështira, nuk pajtohemi pothuajse për asgjë me Prishtinën. Serbia do t’i përmbahet të drejtës publike ndërkombëtare, Marrëveshjes së Brukselit. Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, theksova se Serbia me dëshirë është neutrale dhe kështu do të mbetet”, tha Vuçiç.
Presidenti serb theksoi se duan të shmangin çdo lloj përshkallëzimi dhe konflikti.
“Ne shpjeguam qëndrimin tonë, kam dorëzuar listën e inkursioneve të njësive speciale në veri, për të cilat duhet të kishin pëlqimin katër kryetarë komunash”, tha ai ndërsa këmbënguli se ushtria dhe policia serbe nuk e kaluan kurrë vijën administrative në veri të Kosovës.
“I jam mirënjohës NATO-s që nuk ka dalë me të pavërteta të tilla, ndryshe nga disa të tjerë. Askush nuk kërkoi falje për gënjeshtrën se do të sulmonim. Serbia nuk ka nevojë për bazat e huaja të askujt, Serbia është ushtarakisht neutrale, ajo dëshiron të sigurojë vendin e saj dhe popullin e saj. Dhe kështu do të sillet edhe në të ardhmen”, tha Vuçiç.
Pas takimit me Vuçiçin, Stoltenberg do të bisedojë edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ndërkohë Vuçiç do të takojë sot në Bruksel edhe të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe më pas me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimet vijnë në kuadër të takimit të radhës mbi dialogun që do të mbahet nesër Mes Kurit dhe Vuçiçit.
Më të lexuarat


Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak zbulon se ka takuar këshilltarin e kancelarit Scholz, bisedime dhe me të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, zbardhen detaje

Gati 25 vjet pas zbarkimit, NATO-ja shqyrton përforcime të përhershme në Kosovë

“Vrasja e Liridonës, krim monstruoz”, reagon presidentja Osmani: Duhet të marrë dënimin e merituar

Osmani takim "kokë më kokë" me kryeministren e Danimarkës, ja çfarë u diskutua

Porositi vrasjen e saj, shënimi në kurorë që la Murseli te varri i Liridonës

Perëndimi trondit Vuçiçin, BE zyrtarizon si kusht për Serbinë njohjen e Kosovës, presidenti serb në alarm, ja çfarë po përgatit Brukseli dhe për Albin Kurtin

E rëndë, plas sherri me thika mes të miturve, zbardhen detajet e para

Erdogan shkon së shpejti në Serbi, Vuçiç “entuziast”, ja çfarë pritet nga takimi mes dy liderëve

“Kosova është e sigurt”/ Ambasadori i SHBA në Prishtinë paralajmëron Serbinë: NATO e aftë të përballojnë çfarëdo kërcënimi

“Vetëadministrim i komunitetit serb në Kosovë”/ REL: Çfarë parashikon draft-statuti për Asociacionin?
