
Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Tensionet në veri, vjen reagimi i menjëhershëm i BE-së, ja kërkesa që ka për Kosovën

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2022

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të kujdesshme për t’i shqyrtuar të gjithë faktorët që zgjedhjet e planifikuara në komunat veriore më 18 dhjetor, të mbahen në rrethana qetësie.
Në një përgjigje për mediat kosovare, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se BE dënon sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga dhuna e aktet provokative si dhe të përkushtohen për kthimin e menjëhershëm të atmosferës së sigurt.
“Kur shqyrtohet organizimi i zgjedhjeve të pjesshme në veri, autoritet e Kosovës duhet të marrin parasysh të gjithë faktorët e sigurisë, administariv dhe politikë për t’u siguruar që zgjedhjet të jenë përfshirëse dhe në rrethana qetësie”, ka thënë ai.
Situata në veri u përkeqësua pasi që, gjatë së martës, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata.
Edhe ambasada amerikane në Prishtinë, ka vlerësuar se kushtet e brishta të sigurisë nuk e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve sipas datës së përcaktuar.
Ndërkaq, nga Presidenca e Kosovës, kanë deklaruar se vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve u takon institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë nga KQZ për shtyrjen e zgjedhjeve… presidentja Osmani do t’i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, ka thënë këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Beogradi i ka kundërshtuar gjithashtu zgjedhjet e planifikuara për komunat veriore reja. Petar Petkoviç, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, ka thënë se “Albin Kurti dëshiron të imponojë zgjedhje”.
Ndërsa, kryeministri Kurti, përmes një postimi në Facebook të martë, ka thënë se janë intensifikuar sulmet nga bandat kriminale serbe, por thotë se atyre po ju vije fundi. Ai ka thënë se sulme të ngjashme, janë shprehje e pasigurisë së rrjeteve kriminale në veri.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë u shpallën në Kosovës, pas dorëheqjeve të përnjëhershme nga kryetarët e komunave veriore që janë pjesë e Listës Serbe.
Më të lexuarat


SHBA bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE, media në serbi zbardh detajet e forta (Arsyeja)

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Parlamenti Evropian bën lëvizjen e papritur, ja vendimi që pritet të marrë

Temperaturat shkojnë - 8 gradë celsius, Kodra e Diellit mbulohet nga dëbora, trashësia ka arritur 74 cm, ja si paraqitet situata

Flet babai i pilotit të avionit që u rrëzua në Greqi: Ja çfarë më tha ditën e fundit

Detaje të reja nga plani franko-gjerman: Serbia hyn në vitin 2030 në BE, përfiton ndihma masive nga Perëndimi, ja frontet e zjarrit që pritet të “djegin” Beogradin nëse Vuçiç refuzon marrëveshjen

Fondacioni gjerman publikon statutin, asociacioni në Kosovë do të financohet edhe nga Serbia, zbardhen detaje nga draft-rezoluta

'Perëndimi e aneksoi prej Serbisë'/ Kryeministri kroat reagon 'flakë për flakë' pas deklaratës së presidentit Millanoviç për Kosovën

Situata në Kosovë, analisti del me thirrjen e fortë: Kosova s'duhet të djegë të ardhmen për karrierën e Kurtit

Gabriel Escobar pret Ramush Haradinajn në DASH, zbardhen detajet e rëndësishëm nga biseda

E RËNDË/ 2 vjeçari konsumon lëng pastrues me acid, transportohet në spital dhe intubohet
