BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x

Rajoni

Tërbohet Vuçiç, “refuzon” Ramën dhe urdhëron që askush të mos shkojë në Samitin e BE në Tiranë më 6 dhjetor: Llumi terrorist Albin Kurti, mos lëndo asnjë serb se do të përgjigjemi

Tërbohet Vuçiç, “refuzon” Ramën dhe

Serbia është vendosur me shpatulla pas muri nga ndërkombëtarët. Dy çështjet që po e godasin fort janë sanksionet ruse dhe njohja e pavarësisë së Kosovës. Presidentit serb nuk i ka mbetur rrugë tjetër, vetëm të sulmojë ndërkombëtarët dhe kryeministrin Albin Kurtin. Si pretekst është përdorur emërimi i kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç si Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Ky vendim i Albin Kurtit ka tërbuar ditën e djeshme presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. “Zgjedhja e Rashiçit, njeriut që fitoi më pak se 1 për qind, si dhe Rade Trajkoviçit, i cili ishte në listën e tij, tregon se ata duan përndjekjen, dëbimin dhe zhdukjen e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Dhe tani kam disa gjëra për të thënë, para fjalimit zyrtar dhe takimit me BE, nëse ndonjëherë bëhet fjalë për këtë”, tha Vuçiç.

Vuçiç: Kurti meriton dënimin

Presidenti Vuçiç u shpreh se është një “qëndrim i mjerueshëm anti-serb i treguar nga BE-ja” dhe se ajo që “bëri koka terroriste Albin Kurti meriton dënim. “Unë kam heshtur për muaj e vite, duke vuajtur marrëzi nga të gjithë në rajon dhe në botë. Llumi terorist duhet të kishte marrë dënimin e merituar të Bashkimit Evropian. Sigurisht që nuk e kuptoi. Ai mori diçka që ndoshta askush nuk mund ta kuptojë. Dhe kështu sillen vazhdimisht, jo vetëm që kanë shkelur normat e Marrëveshjes së Brukselit, të drejtën publike ndërkombëtare, por dhe të gjitha normat demokratike”, tha presidenti.

Presidenti serb bojkoton takimin në Tiranë

Vuçiç theksoi se kjo është në përputhje me interesat e një fuqie evropiane, të cilën dikush duhet ta zbatojë kundër serbëve. “Zgjodhën llumrat më të këqij serb, nga fundi i kovës, Rashiçin dhe Radu Trajkoviçin, nuk ka më keq, që nuk e kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe agjencive perëndimore. Ata mendojnë se do të na trembin. Nuk ka problem. Ju mund të shkatërroni presidentin e Serbisë, të organizoni protesta në Serbi, të më vrisni mua. Por për mua Kosova dhe Metohia janë shenjtërorja më e madhe serbe, për mua Serbia është një vend i shenjtë. Është më mirë të shkoj, se sa t'jua dorëzoj dhe nuk do t'jua dorëzoj. Dhe prandaj askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë dhe ju vini bukur, udhëtoni me avion, flisni marrëzi, të gjithë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor”, tha ai.

Vuçiç: Evropë, turp të kesh

Presidenti tha se ata mund të “ cilësojnë Serbinë si fajtore”, por se ai nuk është i interesuar për këtë. “Pra, le të shohim se çfarë do të bësh dhe si do t'ia dalësh. Pastaj herën tjetër që t'i drejtoheni Serbisë, kujdesuni për atë që u miratua në Bruksel, kujdesuni për qytetarët e Serbisë, pasi ata nuk janë vrima e nëntë në tubin e askujt dhe nuk do t'ju lejoj t'i poshtëroni ata. Serbia është më vete. Kemi probleme në energjetikë, të cilat do t'u them qytetarëve të shtunën”, tha Vuçiç në mesazhin që i dërgoi Kurtit dhe Brukselit. “Dhe për dreqin terrorist, kujdesuni të mos lëndoni asnjë serb, bashkë me këta kuislingë që keni zgjedhur. Sepse serbët do të dinë si t'ju përgjigjen. Dhe ju nga Evropa, turp të keni, dhe kjo është një gjë e vogël në krahasim me atë që dua t'ju them”, përfundoi presidenti. Siç shkruan “Blic” , presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të udhëtojë në Tiranë më 6 dhjetor. “Presidenti Vuçiç nuk do të shkojë në Tiranë pas reagimit të turpshëm të Bashkimit Evropian”, njoftoi presidenca serbe për mediat.

Çfarë do të ndodhë më 6 dhjetor?

Të martën Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michael do të dalin në konferencë për shtyp përpara 140 përfaqësuesve të medias, shqiptare dhe ndërkombëtare, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Më të lexuarat