BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Rajoni

Tërhiqet LDK, vendos të marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për postin e presidentes

Tërhiqet LDK, vendos të marrë pjesë në votimin e Vjosa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur ditën e djeshme mbledhjen e Kryesisë, në lidhje me mbështetjen apo jo të Grupit Parlamentar të kësaj partie për kandidaturën e Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit. Ashtu siç edhe pritej që nga mbledhja e zhvilluar ditën e hënë, ku u bë me dije se LDK do të evitonte çdo pengesë të mundshme për zgjedhjen e presidentit të vendit, pas mbledhjes së djeshme, kryetari i LDK Lumir Abdixhiku njoftoi se nuk do të paraqesë pengesa dhe do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues për të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit. Kjo nënkupton se Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të martën që të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës kurdo që të mbahet seanca parlamentare për këtë çështje. “LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues e të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit. Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv të shumicës dhe të mos pengojë kursin e ri të LDK-së drejt rikthimit tonë origjinal. Pres të sillen si institucionalist dhe të kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund ta kenë”, tha Abdixhiku.

Procedurat për zgjedhjen e presidentit

Partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka e vetme votat e nevojshme për të zgjedhur zonjën Vjosa Osmani në postin e presidentes së vendit. për këtë shkak, Kryeministri Albin Kurti dhe zonja Osmani kanë zhvilluar takime me partitë politike në vend. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë shprehur të qartë mos mbështetjen për Osmanin, Ndërkohë Lidhja Demokratike ka siguruar pjesëmarrjen në seancë por jo votat e të gjithë deputetëve të saj në Parlament. LDK ka gjithsej 15 mandate, por votat e tre prej tyre nuk janë të sigurta për kandidaturës e Osmanit. Bëhet fjalë për Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, të cilët kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha me ish kryetaren e Kuvendit gjatë mandatit të shkuar. Ndërkohë seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet gjatë muajit prill, kandidatura fituese duhet të ketë 80 vota në raundin e parë. Nëse kjo nuk do të arrihet, Kushtetuta e Kosovës parashikon edhe hapa të tjerë. Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit kërkon në dy raundet e para të votimit dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë, mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse të 15 deputetët e LDK do të votonin për zonjën Osmani, shtuar këtu votat e mazhorancës dhe ato të pakicave joserbe, atëherë numrat do të jenë në favor të kandidates Osmani për të fituar një mandat 5 vjeçar në krye të shtetit të Kosovës. Kryeministri Kurti më parë është shprehur se “vija e kuqe” për marrëveshje në lidhje me zgjedhjen e presidentes së re, është komuniteti serb. Pra ai është dakord që të bëjë marrëveshje me komunitetet jo serbe, por jo me Listën Serbe. Në momentin që do të ezaurohen të gjithë hapat e mësipërm të parashikuara nga Kushtetuta, vendit do t’i duhet që të kalojë edhe një herë në procesin zgjedhor, pra duhet të mbahen zgjedhje të reja. Të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe aleatët e bashkëpunëtorët e Kosovës janë shprehur kundër një skenari të tillë, duke kërkuar një dakordim sa më shpejt që të jetë e mundur për figurën e presidentit, në mënyrë që të përfundojë kështu edhe procesi i konstituimit të institucioneve paszgjedhore.

Më të lexuarat