
Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Tërmeti 6.3 ballë shkund Kroacinë, dëme të shumta materiale dhe qindra të plagosur

Shkruar nga Sonila Elezi 30 Dhjetor 2020

Ditën e djeshme Kroacia është përballur me lëkundje të forta të tokës, tërmet i cili u raportua të ishte i magnitudës 6.3. Pas goditjen kryesore është ndjerë edhe një pas lëkundje më e lehtë. Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit, diku rreth Petrinja. Ndërkohë që Qendra Gjermane për Kërkime Gjeo-shkencore (GFZ) thotë se tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash. Sado që ka pasur dëme në një zonë të gjerë, duket se situata më kritike është pikërisht në Petrinja, ku një numër i madh i shtëpive dhe ndërtesave është shkatërruar. Pamjet e publikuara nga kjo zonë janë të frikshme. Filmimet tregojnë njerëz që shpëtohen nga rrënojat pranë epiqendrës së tërmetit. Kryetari Darinko Dumboviç ka konfirmuar edhe vdekjen e një të miture 12 vjeçare. “Njëlloj si në Hiroshima, gjysma e qytetit është e dëmtuar. Tani jam para një vajze që vdiq, po presim ndihmë. Ne nxorëm një fëmijë të vogël katërvjeçar, qyteti është shkatërruar, ju nuk mund të jetoni më në të. Fatkeqësi, nënat qajnë për fëmijët e tyre. Ne kemi nevojë për ndihmë, kemi nevojë për shërbime të urgjencës”, është shprehur Dumboviç. Vdekjen e 12-vjeçares e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. “Tani për tani, ne nuk kemi informata tjera lidhur me viktima të mundshme, por askush nuk mund të thotë këtë me siguri. Të gjithë janë atje, ushtria, shërbimet e urgjencës po vijnë nga Zagrebi, policia e mbrojtja civile. Ne duhet të gjejmë strehë alternative. Ne do të duhet të largojmë njerëzit nga Petrinja sepse atje nuk është sigurt. Na vjen keq, kjo është një tragjedi”, iu tha kryeministri Plenkoviç gazetarëve në Petrinjë. Të gjitha brigadat e zjarrit në dispozicion nga Zagrebi janë duke udhëtuar për në Petrinja, ku shërbimet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po kërkojnë rrënojat me duart e tyre të zhveshura.
Dëmet
Tomislav Fabijanic, i cili drejton shërbimin mjekësor të urgjencës në Sisak pranë qytetit Petrinja, tha se kishte shumë të plagosur në të dy qytetet. “Ka njerëz me fraktura dhe tronditje dhe disa duheshin operuar”, tha ai. Agjencia sllovene e lajmeve STA tha se centrali i vetëm bërthamor i Sllovenisë, i cili ndodhet 100 kilometra nga epiqendra e tërmetit, ishte mbyllur si masë paraprake. “Unë mund të konfirmoj mbylljen si masë parandaluese”, i tha AFP -së, zëdhënësja Ida Novak Jerele. Presidenti kroat, Zoran Milanoviç tha që do të duhen fonde të mëdha për të rindërtuar qytetin e Petrinjës, ku ishte epiqendra e tërmetit të fuqishëm. “Vitin e kaluar Durrësi, dhe ky është praktikisht një tërmet me fuqinë e njëjtë. Do të duhen shumë para. Kjo do të kalojë përmes BE-së. Nuk shqetësohem, ky qytet do të rindërtohet, por askush nuk mund të kompensojë dëmin emocional. Petrinja do të rindërtohet me para nga BE-ja”, tha Milanoviç. Ministria e Punëve të Brendshme bëri thirrje për përmbajtje dhe të respektohen masat kundër koronavirusit edhe në vendet e hapura. Kroacia e kishte dje ditën e dytë të tërmeteve. Kjo pasi të hënën u ndjenë disa lëkundje të cilat mund të kenë qenë edhe paragoditje të tërmetit të djeshëm. Një ditë më herët (28 dhjetor) një tërmet më i butë drodhi pjesën qendrore të Kroacisë dhe kryeqytetin e saj, Zagreb, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa. Tërmeti u pasua nga një dridhje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh. Në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën.
Më të lexuarat


Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV, paralajmëron se do zbatojë vetëm vendimin e Kushtetueses

Kosova shkon në zgjedhje më 14 shkurt, Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë, Kurtit i ndalohet kandidimi

Daçiç, Vulin dhe një sërë zyrtarësh të tjerë marrin vaksinën ruse anti-Covid, zbardhen deklaratat e tyre

E rëndë/ Tentoi të kapte kryqin në ujë, i riu përfundon në koma

Bilanci/ Surprizojnë shifrat e COVID 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë cilësohet i dështuar, nuk pati as gjatë vitit 2020 njohje të pavarësisë

Maqedonia e Veriut përfiton ilaçin që kushton pak dhe ndihmon kundër Covid-19

Ndryshime në qeveri, zbardhet vendimi më i fundit i kryeministri grek

Nuk ndalet shqiptari Dritan Abazoviç, del me paralajmërimin që pritet të tronditë politikën: Presidenti duhet të bashkëjetojë me qeverinë e re, ose...

Përgjohet presidenti, autoritetet nisin hetim të menjëhershëm
