BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Rajoni

Tërmeti i fuqishëm shkundi Maqedoninë, shihni si reaguan kafshët e Kopshtit Zoologjik në Shkup (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm shkundi Maqedoninë, shihni si reaguan

Një tërmet i fuqishëm goditi në orën 04:54 të mëngjesit Maqedoninë e Veriut duke shkaktuar panik mes banorëve. Lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri.

Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup tha se tërmeti më së shumti është ndjerë nga popullata në Gostivar dhe Mavrovë me 5 ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Tetovë dhe Shkup me 4 dhe në Manastir, Prilep dhe zonën përreth me 3 ballë.

Tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Tërmetin e fuqishëm të këtij mëngjesi e ndjenë edhe kafshët e Kopshtit Zoologjik në Shkup, të cilë klithin pa pushim.

Përpos tërmetit banorët e kësaj zone janë zgjuar dhe nga klithmat rrëqethëse të kafshëve që gjendeshin në këtë Kopsht Zoologjik.