BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap dyert’? Rama del me mesazhin e fuqishëm: Ballkani Perëndimor ofron shanse për aktorë që s’kanë qëndrim dashamirës, ja sa rrezikon Shqipëria

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap
x

Rajoni

Tërmeti në Turqi dhe ishujt grek/ Reagon kryeministri Mitsotakis: Nesër shpallen…

Tërmeti në Turqi dhe ishujt grek/ Reagon kryeministri Mitsotakis:

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që “shkundi” Turqinë  dhe disa ishuj grekë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mitsotakis tha se një ekip qeveritar është nisur drejt ishullit grek Samos, i cili është edhe më i dëmtuar nga tërmeti.

Për sa i përket masave të pandemisë, të cilat ishin planifikuar për t’u shpallur sot, kryeministri grek tha se do të shpallen ditën e nesërme.

“Samos rezistoi! Një ekip qeveritar po shkon në ishull për t’u marrë me problemet. Unë jam vazhdimisht i informuar për situatën dhe u bëj thirrje banorëve që të jenë vigjilentë gjatë aktivitetit pas tërmetit. Njoftimet për pandeminë do të bëhen nesër “, shkruan Mitsotakis.