BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Rajoni

Tërmeti shkund Kretën, publikohet momenti kur nisin lëkundjet e forta (Videoja që po qarkullon me shpejtësi)

Tërmeti shkund Kretën, publikohet momenti kur nisin lëkundjet e

Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fortë që goditi sot Kretën në Greqi. Lëkundjet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter u ndjenë në 12:24 me orën lokale. Tërmeti u ndje veçanërisht në të gjithë ishujt e Dodekanezit dhe kryesisht në Kasos, Karpathos dhe Rodos, ndërsa epiqendra ishte 30 km në juglindje të Zakros. Lëkundjet u ndjenë veçanërisht në Heraklion, pasi kishte intensitet dhe kohëzgjatje, duke shkaktuar panik dhe ankth tek banorët, të cilët dolën në rrugë, parqe dhe sheshe.

Me urdhër të Shefit të Brigadës së Zjarrit, Stefanos Kolokouris, të gjitha forcat në Kretë janë në gatishmëri. Dëme nga lëkundjet ka pasur kryesisht në supermarkete, por dhe në disa kisha të vjetra apo dhe ndërtesa. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar