Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thaçi: Evropa të flasë njëzëri për Kosovën

Thaçi: Evropa të flasë njëzëri për Kosovën

Postuar: 11/12/2017 - 17:53

Në pjesën e dytë të intervistës së tij për magazinën e njohur franceze “Politique internationale”, presidenti Thaçi ka folur edhe pesë vendet e BE që nuk e njohin shtetin e Kosovës, për ndërmjetësimin në dialogun e Kosovës me Serbinë, për ndikimin e Turqisë dhe ndikimin e mundshëm të Francës në Ballkanin Perëndimor.
 
Thaçi tha se nuk paragjykon vendeve evropiane që nuk kanë njohur Kosovës duke argumentuar se ato mund të kenë problemet e veta të brendshme, dhe se nuk lidhen drejtpërdrejt me situatën në Kosovë.
 
 “Secili prej këtyre vendeve ka arsyet e veta dhe janë vendime sovrane mbi të cilat nuk kemi ndikim. Vetëm mund t’i përkujtojmë këto qeveri të ndryshme se kemi bërë përparim të madh. Gjithsesi të gjithë e pranojnë pasaportën tonë dhe dokumente të tjera zyrtare. Spanja nuk e njeh Kosovën për shkak të Katalonjës, dhe përfitoj nga rasti t’u them politikanëve spanjollë, Kosova nuk është Katalonia dhe Spanja nuk është Serbia e Millosheviçit. Qipro gjithashtu ka një problem të brendshëm që nuk lidhet me Kosovën dhe besoj se Greqia, megjithëse është shumë miqësore me ne, nuk pranon pjesëmarrjen e ishullit. Sa i përket Rumanisë dhe Sllovakisë, ata ishin në shkallë të ndryshme në prag të njohjes së Kosovës, por situata e tyre politike është bërë më komplekse dhe momenti kaloi. Ekspertët thonë se të dy vendet kanë frikë nga një formë e shkëputjes së pakicës së tyre hungareze. Nga ana ime, mund të përsëris, edhe një herë, se Kosova njihet si një republikë sovrane bazuar në planin e propozuar nga një i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe të pranuara nga demokracitë kryesore perëndimore. Rruga jonë është ‘sui generis’ dhe nuk ka të bëjë asgjë me Katalonjën, Qipron apo ndonjë vend tjetër".
 
Në lidhje me progresin e marrëdhënieve me Serbinë, Thaçi tha se dialogu është tashmë i sigurtë në duart e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
 
“Ato luajnë një rol vendimtar në lehtësimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ashton ishte përfshirë personalisht dhe kjo na ndihmoi të arrijmë marrëveshjen historike të Brukselit më 19 prill 2013. Tani duhet të ecim përpara për të miratuar paketën përfundimtare për marrëveshjet e pajtimit dhe normalizimit. Unë shpresoj se diplomacia e Brukselit do të vazhdojë në këtë mënyrë. Kosova dhe Serbia dëshirojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian, që do të thotë se Bashkimi ka mjetet për të ushtruar presion mbi ne nëse dëshiron”, tha presidenti.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Drashkoviç: Vraja e Ivanoviç, terrorizëm politik sipas modelit të Millosheviç

Postuar: 17/01/2018 - 19:21

Politikani i vjetër serb dhe kryetar i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç ka thënë dje se vrasja e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është “terrorizëm politik, i kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviçit nga vitet 90-të”.
 
Ish-ambasadori holandez, Vuçiç: Mos derdhni lot krokodili për Ivanoviç

Postuar: 17/01/2018 - 18:57

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar sot hapur dhe në mënyrë të zëshme pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe të Kosovës, Oliver Ivanovi
Borissov: Është momenti që BE të drejtohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Postuar: 17/01/2018 - 18:49

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet që ka kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian, ka thënë se është momenti i duhur që BE të thërras vendet e Ballkanit Per
Haradinaj e Xhaferi takohen për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni

Postuar: 17/01/2018 - 18:46

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut,
Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është në frymën e Skënderbeut

Postuar: 17/01/2018 - 18:41

Kryetari i BDI nw Maqedoni, Ali Ahmeti, dhe ministra të kësaj partie politike, vendosën sot kurora me lule në bustin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënder
Maqedoni, presidenti Ivanov refuzon nënshkrimin e ligjit për gjuhët

Postuar: 17/01/2018 - 18:36

Presidenti i Maqedonisë  Gjorge Ivanov tha sot se nuk do të nënshkruajë ligjin e avancimit të gjuhës shqipe, të miratuar së fundmi nga parlamenti, duke argumentuar se ësh
Gruaja e Ivanoviç: Ata që ma vranë burrin të mos flenë të qetë

Postuar: 17/01/2018 - 16:24

Gruaja e liderit të vrarë të SDP, Oliver Ivanoviç, Milena Ivanoviç, përmes deklarimeve që ka bërë për mediet serbe, ka thënë se me vrasjen e Ivanoviqit, është vrarë liria si e