Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thaçi: Koha e misioneve të huaja ka mbaruar, Kosova zot në vend të saj

Thaçi: Koha e misioneve të huaja ka mbaruar, Kosova zot në vend të saj

Postuar: 06/12/2017 - 16:44

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot se në Kosovë funksionojnë një numër i pa justifikuar i misioneve ndërkombëtare, të cilat krijojnqë përshtypjen se vendi është në një stad shumë të hershëm të tranzicionit.
 
“Koha e misioneve të huaja ndërkombëtare në Kosovë ka kaluar”, është shprehur ai gjatë një fjalimi para Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se tashmë ka ardhur koha që institucionet e Kosovës të sillen si zot shtëpie në vendin e tyre.
 
“Me qindra milionë euro të taksapaguesve evropianë janë shpenzuar dhe vazhdojnë të shpenzohen për mbarëvajtjen e misionit EULEX. Si është e mundur që me gjithë këtë përfshirje, të pashembullt, përgjegjësia të jetë vetëm në anën kosovare”, ka theksuar Thaçi, në lidhje me sfidat dhe ngecjet e Kosovës, duke kërkuar që përgjegjësia t’i ndahet edhe faktorit ndërkombëtar.
 
“E theksoj qartë se qëllimi ynë shtetëror është anëtarësimi në BE dhe jo që në Kosovë të ketë misione të përjetshme të saj. Besoj ka ardhur koha që disa nga institucionet tona duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe vetëbesim”, ka deklaruar ai.
 
Në vijim, Thaçi ka shprehur mospajtime edhe në lidhje me Gjykatën Speciale e cila pritet të nis punën me mision, hapjen e rasteve të dyshuara për krime lufte, ku në radhë të parë në “lupën e drejtësisë”, pritet të jenë disa nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“E votuam në atë kohë Gjykatën Speciale për të ruajtur partneritetin me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës”, ka theksuar Thaçi, shkruan “rel”.
“Sikur të kishte drejtësi të tillë çfarë trumbetohet nga faktori ndërkombëtar, 100 gjykata speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia e Millosheviçit i ka bërë në shtetet e Ballkanit dhe këtu në Kosovë. Ndërsa, paradoksi me të cilin ne ballafaqohemi është dëshpërues”, ka vlerësuar ai.
“E njëjta Serbi sot e ka derën e hapur për në BE, ndërsa Kosova mbahet e izoluar”, ka thënë ndër tjera Presidenti i Kosovës.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Kroacia përballet me mot të keq

Postuar: 23/02/2018 - 15:43

Reshjet e mëdha të borës dhe erërat e fuqishme, kanë bërë që shkollat në disa zona të Kroacisë të mbyllen, ndërkaq, qarkullimi i automjeteve në disa akse rruge të kufizohet.
 
Giannakopoulos: Nuk ka trysni mbi Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë

Postuar: 23/02/2018 - 15:37

Nuk ekziston asnjë trysni ndaj anës greke për çështjen e emrit, deklaron zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Giannakopoulos, në një intervisë për televizionin shtetëror grek
Hoxhaj për përjashtimin e Kosovës nga Samiti Ballkanik: Bosnja ende e varur nga Beogradi

Postuar: 23/02/2018 - 15:36

Mos dërgimi i ftesës për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e Banjalukës në Bosnjë, ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Postuar: 23/02/2018 - 15:02

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vi

Postuar: 23/02/2018 - 12:33

Pamundësia  e mbledhjes së votave dhe mosarritja e një konsensusi kanë shtyrë sërish seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e demarkacionit me Malin

Postuar: 23/02/2018 - 10:41

Sot ishte paralajmëruar një protestë me kërkesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës për të miratuar marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Postuar: 23/02/2018 - 09:43

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes për  kufirin me Malin e Zi.