Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thaçi e Haradinaj e quajnë “të frytshëm” takimin përshëndetës me presidentin francez

Thaçi e Haradinaj e quajnë “të frytshëm” takimin përshëndetës me presidentin francez

Postuar: 17/05/2018 - 15:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, përmes postimeve në Facebook kanë bërë të ditur se kanë pasur një bisedë me presidentin francez, Emmanuel Macron.
 
Kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar takimin si “të frytshëm”.
 
“Në kuadër të Samitit të Sofjes, një takim i frytshëm me Presidentin francez, Emmanuel Macron, ku bashkë me presidentin Thaçi po e përfaqësojmë Kosovën. Franca në 20 vitet e fundit ka bërë shumë për Kosovën dhe tani, derisa po bëhemi gati për tu bashkuar me familjen europiane, ky raport duhet të thellohet më shumë në të gjitha fushat me synim të vetëm përmbushjen e kushteve dhe standardeve evropiane përgjatë procesit integrues. Kosovës nuk do t’i mungojë në asnjë rrethanë përkushtimi dhe vendosmëria në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
 
Ndërsa presidenti Thaçi ka shkruar: “Bashkë me kryeministrin Haradinaj kishim një bisedë shumë të mirë me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili bashkë me kancelaren Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me vizionin dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë shpresë të gjitha vendeve tona. Franca e ka mbështetur popullin e Kosovës në gjithë rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në forcimin e perspektives euroatlantike”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:44

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot se në fund të vitit do të hiqen kufijtë mes Shqipërisë e Kosovës.

Postuar: 19/09/2018 - 22:12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje m

Postuar: 19/09/2018 - 08:44

Revista prestigjioze britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull idesë së nd

Postuar: 19/09/2018 - 08:38

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia sigurisht se fillimisht nu

Postuar: 19/09/2018 - 07:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka insistuar dje për tezën e tij të kontestuar të dialogut, du

Postuar: 19/09/2018 - 07:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sa herë që i jepet mundësia bën deklarata kundër njohjes s

Postuar: 18/09/2018 - 11:19

Ideja e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit për shkëmbim të territoreve ndërmjet Republikës së K