BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Rajoni

Thaçi e Kurti i përgjigjen Vuçiçit: Gjenocidi dhe masakrat janë një e vërtetë e Serbisë, askush nuk mund t’i mohojë

Udhëheqësit e Kosovës kanë reaguar dje njëzëri duke dënuar mohimet e krimeve të luftës nga Beogradi dhe duke paralajmëruar prishjen e procesit të normalizimit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçika bërë paralelizmin me mënyrën se si kancerlarja gjermane, Angela Merkel, foli për kampin e Aushvic, duke u ndjerë e turpëruar, ndërkohe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, flet me krenari për gjenocidin serb. “Kancelarja Merkel foli me dinjitet në Aushvic për turpin e autorëve të krimit në të kaluarën. Liderët serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për të ardhmen e gjeneratave në të gjithë Ballkanin, kur me turp dhe vetëm me turp shprehemi për trashëgimin që ka lënë regjimi i Millosheviç”, ka shkruar Thaçi, duke iu referuar vizitës, Merkel bëri dje në kampin e përqendrimin në Aushvic. Komentet Thaçit vijnë pasi më 5 dhjetor Vuçiç tha se masakra e Reçakut më 1999 “është një krim të trilluar nga mashtruesi, William Walker”. Lideri i Vetëvendosje, kryeministri i ardhshëm i vendit, Albin Kurti, gjithahtu tha se Serbia duhet të pranojë krimet. “Ai ka refuzuar ta quajë Srebrenicën gjenocid dhe tani mohon masakrën e Reçakut. Vuçiç kërkon të ketë një të ardhme paqësore pa pranuar krimet e së kaluarës. Por, gjenocidi, varrezat masive dhe masakrat janë një e vërtete e Serbisë prandaj është koha që Vuçiç të merret me to”, ka shkruar Albin Kurti.

SHBA paralajmëron Vuçiç pas deklaratës për Reçakun

Një tjetër paralajmërim për Serbinë erdhi dje nga ambasada amerikane në Prishtinë e cila tha se është i papranueshëm ndryshimi i historisë për të cilën jemi të gjithë dëshmitarë. “Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Gjithashtu, jini të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. Më tej i kujtohej Serbisë rinisja e dialogut me Kosovën dhe përmirësimi i marrëdhënieve. “Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet ndër tjera në reagim.

Dënimi i parë për mohim të krimeve

Provokimet serbe ndaj Kosovës lindën dy ditë më parë kur Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me burgim një politikan, i cili ka mbajtur funksione politike brenda institucioneve të larta të Kosovës, për nxitje dhe përhapje publikisht të urrejtjes, përçarjes mes grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Kosovë, të cilat sanksionohen me Nenin 147 të Kodit Penal të Kosovës. Ivan Todosijeviç, ish-ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, më 5 dhjetor të këtij viti, është dënuar me 2 vjet burgim, për shkak se, në një tubim të qytetarëve serbë në Zveçan kundër intervenimit të NATO-s, publikisht kishte thënë që “masakra e Reçakut ishte trillim” dhe që “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”. Siç thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, “ai ka keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij, me dashje kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës”. Megjithatë, ky vendim është i shkallës së parë dhe kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

Andi Lamko