BREAKING NEWS
SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
x
BREAKING NEWS
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
x
BREAKING NEWS
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
x
BREAKING NEWS
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
x
BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
Thaçi flet i bindur për Reuters: Ka ardhur momenti për të korrigjuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë
Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Gusht 2018
"Një korrigjim i kufijve me Serbinë mund të përfundojë tensionet e vazhdueshme midis Beogradit dhe Prishtinës dhe t’i lejojë të dyja vendet të lëvizin drejt anëtarësimit në BE", tha të martën presidenti i Kosovës.
Hashim Thaçi i tha agjensisë së lajmeve Reuters në një intervistë se ai do të paraqiste planin e tij para Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, kur ata takohen në shtator në Bruksel, si pjesë e një dialogu të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.
Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe është një kusht kyç për Serbinë dhe Kosovën, që të përparojnë drejt qëllimit të tyre përfundimtar të anëtarësimit në BE. Fqinjët e Ballkanit ranë dakord në vitin 2013 për të zgjidhur të gjitha çështjet në pritje, por deri më tani kanë bërë pak përparim.
“Definitivisht tani është momenti për të korrigjuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, që është rreth 400 kilometra. Kjo do të ndihmonte në shmangien e problemeve ndëretnike dhe krijimin e çfarëdo rajoni autonom si Republika Srpska (në Bosnjë)”, tha Thaçi.
Presidenti i Kosovës nuk tha se çfarë mund të marrë Serbia në këmbim, për heqjen dorë nga një territor i tillë i banuar nga rreth 70,000 shqiptarë etnikë, dhe hodhi poshtë çdo ndarje të Kosovës përgjatë vijave etnike.
“Korrigjimi i kufijve definitivisht do të shmangë ndarjen e Kosovës, duke shkëmbyer territore, më shumë krizë apo probleme ose ndoshta edhe një luftë të re”, theksoi Thaçi.
Perspektiva Europiane
Kosova, popullsia e së cilës prej 1.8 milionë banorësh, është kryesisht shqiptare etnike, shpalli pavarësinë nga Beogradi në vitin 2008, një dekadë pasi NATO bombardoi me forcë Jugosllavinë për t’i dhënë fund vrasjes së civilëve shqiptarë nga forcat serbe gjatë një rebelimi dyvjeçar.
Tani është njohur nga më shumë se 100 vende, por jo nga Serbia, Rusia dhe pesë shtete të BE. Beogradi dhe Moska kanë bllokuar Kosovën që të bashkohet me Kombet e Bashkuara.
Disa media serbe dhe politikanët kanë sugjeruar rishikimin e kufirit për të sjellë një pjesë të Kosovës veriore të populluar kryesisht nga serbët, në Serbi dhe në këmbim për t’i dhënë shtetit më të ti të Ballkanit, pjesë të Serbisë jugore me një shumicë shqiptare.
Rreth 100,000 serbë jetojnë në Kosovë, gjysma e tyre në veri të lumit Ibër, në qytete ku ata formojnë një shumicë. Pjesa tjetër jeton në jug të lumit, në zonat me shumicë shqiptare.
Shumica e serbëve që jetojnë në Kosovë nuk e njohin institucionet e këtij vendi dhe ende e konsiderojnë Beogradin si kryeqytetin e tyre.
Vuçiç deklaroi javën e kaluar se ishte i përgatitur të bënte kompromis për përcaktimin e kufijve të Serbisë me Kosovën, megjithëse vëzhguesit thonë se të dyja palët mbeten shumë larg. Shumica e serbëve e shohin Kosovën si “djepin” e kombit të tyre dhe besimit të krishterë orthodhoks.
Vendet perëndimore janë gjithashtu të shqetësuara për çdo rishikim të kufijve në Ballkan. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor ishte “i shenjtë”. Ambasada britanike në Prishtinë tha se “thirrjet për rivendosjen e kufijve kombëtarë mund të jenë destabilizuese”.
Por Thaçi tha se ishte i bindur se vendet perëndimore do të mbështesin çdo marrëveshje të nënshkruar mes tij dhe Vuçiçit, të cilën ai beson se mund të arrihet deri në shkurt të 2019-ës.
“Nëse palët bien dakord në procesin e dialogut dhe arrijnë një marrëveshje për korrigjimin e kufirit, BE dhe Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin atë. Ne po ndjekim një proces paqësor dhe kjo do të shmangë problemet, do të shmangë krizat dhe do të hapë një perspektivë të BE për të dy vendet”, tha Thaçi për Reuters.