Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thaçi flet para takimit me Vuçiç në Bruksel: Kjo është pengesa më e madhe që kemi

Postuar: 07/09/2018 - 09:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para takimit në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini. Ai ka thënë se marrëveshja përfundimtare do të ndodhë me njohjen reciproke të dy vendeve dhe se nuk do të ketë as ndarje të Kosovës dhe zhvendosje të banorëve.

 
“Po hyjmë në një fazë të re të dialogut, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për paqe me Serbinë. Ky proces do të shënojë një progres për shtetin e Kosovës, për Serbinë dhe për stabilitetin në rajon”, ka thënë Thaçi para takimit.
 
“Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi të mëdha, por shpresoj që ne do të arrijmë proces. Ky konflikt është i paqëndrueshëm, duhet të lëvizim përpara në të ardhmen euro-atlantike. Ky dialog ka shpirtin evropian, vlerat euro-atlantike dhe gjithashtu do të shpie në zhvillimin ekonomik”, ka shtuar ai.
 
Ai ka përsëritur qëndrimet se në Kosovë do të ruhet multietnia, derisa ka shtuar se kërcënimet për luftë dhe refugjatë janë absurde.
 
“Ky dialog ka kuptim vetëm atëherë kur do të ndodhë njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe në organizata tjera ndërkombëtare. Çështjen e dialogut askush nuk mund ta ndërlidh me çështje tjera nëpër botë. Në Kosovë do të ruhet shpirti multi-etnik dhe gjitha kërcimet për luftë dhe për refugjatë janë absurde”, ka thënë Thaçi.
 
I pyetur nëse gjatë bisedimeve do të shtrojë kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, Thaçi ka thënë se “Kosova është unike në favor të dialogut. Presidenti dhe parlamenti janë në favor të negociatave, janë në favor të demarkimit të kufirit të 430 kilometrave të Kosovës dhe Serbisë që nënkupton edhe përfshirjen Luginës”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 23:32

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka theksuar se delegacioni kosovar nuk ka pranuar ende një dokument zyrtar nga Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës shtet të pavarur.

Postuar: 24/09/2018 - 20:51

Momentet e fundit të fluturimit MH370 janë rindërtuar në një dokumentar televizi që tregon avioni

Postuar: 24/09/2018 - 20:47

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se politika e tij për rikthimin e Kosovës në tavo

Postuar: 24/09/2018 - 18:52

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë takimit me Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë në Det

Postuar: 24/09/2018 - 16:14

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bas

Postuar: 24/09/2018 - 12:25

E përditshmja franceze “Le Monde” botoi dy artikuj rreth shkëmbimit të mundshëm të te

Postuar: 24/09/2018 - 10:06

Pas lajmit se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe ai i Rusisë Vladimir Putin do të takoh