
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr të dhënat ditore: Ja sa persona u konfirmuan të infektuar në 24 orët e fundit

Thaçi kthehet në Kosovë pas intervistimit në Hagë: Nëse gjykohet drejt, do të vërtetohet se s’kam kryer asnjë krim

Shkruar nga Sonila Elezi 18 Korrik 2020

Ditën e djeshme Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale për katër ditë me radhë. Pas përfundimit të ditës së fundit të intervistimit, presidenti ka deklaruar se nëse gjykata do të jetë e drejtë në shqyrtimin e provave dhe deklarimeve të tij, do të dalë në përfundimin që ai është i pafajshëm dhe propozimi i aktakuzës nuk do të ndodhë. “Më vjen shumë mirë që për katër ditë kisha mundësinë të jap dëshmitë për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës, dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres. Gjatë këtyre katër ditëve, jam mundur të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mija gjatë luftës. Gjatë tërë kësaj periudhe kam qenë i shoqëruar nga avokati, përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, kemi pasur seanca produktive, tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dëshmitë e mija. Në rast se ata e bëjnë këtë në mënyrë profesionale ata lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë krim lufte”, tha Thaçi para mediave. Ai e ka cilësuar luftën e UÇK-së si një luftë të drejtë për liri dhe ka siguruar se për luftën kanë pasur edhe përkrahjen e botës. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka bërë me dije se për gjithçka që ndodhi në Hagë, do të flasë ditën e sotme në orën 20:00. “Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër (të shtunën) në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, ka shkruar Thaçi.
Kelmendi: Prokuroria do të tërheqë akuzat
Ish deputeti dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi ka thënë se Prokuroria Speciale në Hagë ka ngritur propozim-aktakuzë me një pamflet ndajë liderit politik të UÇK-së, e kjo sipas tij nëse konfirmohet mund të quhet aktakuzë ndaj UÇK-së dhe luftës së drejtë të popullit të Kosovës për çlirim shekullor nga Serbia. Kelmendi përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar se qëndrimi i gjatë i Presidentit Hashim Thaçi, në Tribunal duke e shoshitur në detaje tregon seriozitetin e çështjes, tregon se prokurorët duhet të analizojnë vetveten. Ai më tej shtoi se Prokurorët do bëjnë tërheqje të akuzave të bazuar në faktet plotësuese që ka ofruar vet Thaçi. “Tërheqja nga aktakuza, është tërheqja e aktakuzës ndaj UÇK-së, është tërheqja nga aktakuza ndajë Forcave Politike të SHBA-së, BE-së dhe NATO-së. Tërheqja e prokurorëve do bëhet sipas mendimit tim dhe do jetë e bazuar në faktet plotësuese që ka ofruar vet lideri politik nga dora e parë. Prandaj sipas të gjitha fakteve, mendoj se prokurorët, të cilëve nuk u është pranuar aktakuza nga gjyqtari i procedurës paraprake e bënë edhe më të lehtë vendimmarrjen për tërheqje”, shkruan Kelmendi. Më tej ai ka sqaruar që me tërheqje të aktakuzës i hapet dera e shpejtë e shkuarjes në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje historike të paqes e cila sipas historive të këtyre marrëveshjeve tërheq edhe çmimin Nobel për paqe, duke pasur parasysh se çmime të tilla ndahen për ata të cilët janë të guximshëm për të nënshkruar një marrëveshje e cila hap perspektivën njerëzore të jetës, kulturës dhe vlerave të tjera njerëzore.
Mbrëmëjen e së premtes, pas lajmërimit se Presidenti Thaçi do të kalonte në Kosovë nga pika kufitare e Morinës, dhe pas thirrjeve të shumta në rrjetet sociale për pjesëmarrje në tubimin për të pritur Thaçin, Dhjetëra qytetarë janë mbledhur. Qytetarët në Morinë thanë se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe lufta e UÇK-së nuk janë vetëm.
Më të lexuarat


‘Ata e dinë që unë nuk po gënjej’, presidenti Vuçiç kërcënon Kosovën me luftë nëse ndërmerr këtë veprim

Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV, paralajmëron se do zbatojë vetëm vendimin e Kushtetueses

Kosova shkon në zgjedhje më 14 shkurt, Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë, Kurtit i ndalohet kandidimi

Daçiç, Vulin dhe një sërë zyrtarësh të tjerë marrin vaksinën ruse anti-Covid, zbardhen deklaratat e tyre

E rëndë/ Tentoi të kapte kryqin në ujë, i riu përfundon në koma

Bilanci/ Surprizojnë shifrat e COVID 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë cilësohet i dështuar, nuk pati as gjatë vitit 2020 njohje të pavarësisë

Maqedonia e Veriut përfiton ilaçin që kushton pak dhe ndihmon kundër Covid-19

Ndryshime në qeveri, zbardhet vendimi më i fundit i kryeministri grek

Nuk ndalet shqiptari Dritan Abazoviç, del me paralajmërimin që pritet të tronditë politikën: Presidenti duhet të bashkëjetojë me qeverinë e re, ose...
