BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Thaçi kundër Kurtit: Reciprociteti na largon nga SHBA e BE, marrëveshja për taksën zgjidhja e vetme

Thaçi kundër Kurtit: Reciprociteti na largon nga SHBA e BE,

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë kundër kryeministrit Kurti për reciprocitetin me Serbinë. Në një intervistë për BBC në gjuhës serbe, Thaçi e ka cilësuar këtë vit si të fundit për nga mundësia e arritjes së një dakordësie mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. “Nëse diçka ka për të ndodhur në negociata me Serbinë, do të ndodh këtë vit. Nëse nuk ndodh gjatë këtij viti, kam frikë që do të humbim dekadat e tëra”, tha Thaçi. Përveç të tjerash, këtë deklaratë të tij ai e lidh me faktin se ky vit është i fundit në mandatin e parë të qeverisjes së Presidentit Amerikan Donald Trump dhe kjo sipas tij, është një mundësi e qartë për marrëveshje në Ballkan. “Nuk mendoj se mund ta fitojmë prapë vëmendjen e presidentit Trump, të SHBA-së dhe ekipit të tij. Ky kthim i vëmendjes së SHBA-së drejt rajonit tonë është bekim nga zoti për Kosovën, por edhe për Serbinë – ne duhet ta shfrytëzojmë këtë”, u shpreh Thaçi. Megjithatë deklarata e tij duket se bie ndesh me qëndrimin e qeverisë së Kosovës apo edhe opozitës, të cilët ngulmojnë në mos nxitim për arritje në marrëveshje që mund të konkludojnë në pasoja të pastudiuara mirë. Ndaj paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që është i gatshëm të zëvendësojë tarifat e diskutueshme me “masa reciprociteti”, Thaçi, tha se Prishtina duhet të mendojë për shumë gjëra. “Nuk guxojmë të marrim vendime populiste – për të thënë se po e ndëshkojmë Serbinë, kurse në të vërtetë të largohemi nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Konfrontimi me Serbinë nuk ndihmon marrëdhëniet e Kosovës me Uashingtonin dhe Brukselin, kurse zgjidhja e vetme ku të gjithë përfitojnë është arritja e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, vijoi presidenti.

Marrëveshja Kosovë-Serbi

Thaçi ka thënë për BBC se kurrë më parë Prishtina dhe Beogradi nuk kanë qenë më afër arritjes së një marrëveshjeje, por në të njëjtën kohë edhe shumë larg përderisa ende nuk është tejkaluar ngelja peng e së shkuarës. I pyetur mbi marrëdhëniet mes tij dhe Presidentit serb Vuçiç, Thaçi i ka cilësuar jo armiqësore, jo të ngrohta, por korrekte. “Nuk e kam relacion të veçantë dhe personal me presidentit Vuçiç – ne jemi presidentë të shteteve të pavarura, të zgjedhur në mënyrë legjitime, kurse unë i promovoj qëndrimet e vendit tim në çdo forum dhe para të të gjithë zyrtarëve, duke e përfshirë këtu edhe presidentin e Serbisë. Kemi pasur shumë dallime në të kaluarën, ato ekzistojnë edhe sot, por kjo nuk duhet të na pengojë që si dy presidentë të bisedojmë për të ardhmen”, shpjegoi Thaçi. Marrëveshjen mes dy shteteve Presidenti i Kosovës e konsideron thelbësore për pasjen e marrëdhënieve të mira me BE dhe SHBA. “Nëse e humbim këtë mundësi, do të qajmë para dyerve të Brukselit, por kjo nuk do ta shqetësojë askënd e as nuk do t’i interesojë askujt, Konfrontimi me Serbinë nuk ndihmon marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në”, tha Thaçi. Edhe pse kritikon punën e deritanishme të diplomatëve, Presidenti ka theksuar se duhet të jetë i sinqertë me qytetarët e Kosovës. Ai shprehet i bindur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushte të cilat i janë kërkuar, dhe se arsyeja e vetme e cila po e mban peng nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE është vetëm mos dakordësia në mes të vendeve evropiane. Ai gjithsesi ka vlerësuar shumë arritjen e atyre marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë që janë tashmë fakt dhe që u arritën falë udhëheqjes së të dërguarit special të Presidentit Trump për dialogun mes dy vendeve. Madje rolin e SHBA Thaçi e konsideron si më aktiv dhe më konkret krahasuar me atë të BE. “Roli udhëheqës i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe kjo gjë është thënë qartë në dy letra të dërguara nga presidenti Trump, kurse ambasadori Grenell vetëm i ndjek udhëzimet që i ka marrë nga presidenti. Është esenciale që të ketë koordinim të plotë mes Uashingtonit dhe Brukselit, por është e qartë se Uashingtoni është duke i çuar gjërat përpara më mirë dhe më fuqishëm”, sqaroi ai.

Më të lexuarat