BREAKING NEWS

Ishte infektuar me koronavirus, humb jetën elektricisti 28-vjeçar nga Shkodra, OSHEE mesazh ngushëllimi: Virusi s’njeh moshë, aq më tepër profesion

Ishte infektuar me koronavirus, humb jetën elektricisti 28-vjeçar
x

Rajoni

Thaçi në ditën e dytë të intervistimit në Hagë, serbët pranojnë se ishin ata që mblodhën provat kundër presidentit

Thaçi në ditën e dytë të intervistimit në

Dita e djeshme ka qenë marrja e dytë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Hagës për presidentin e Kosvës Hashim Thaçi. Pas përfundimit të seancës së parë e cila zgjati gjashtë orë, Thaçi foli për gazetarët shkurt dhe lajmëroi se gjithçka që ndodhi të hënën ishte çështje teknikalitetesh midis prokurorëve dhe avokatit të tij. Ndërkohë që hynte në ambientet e Gjykatës Speciale, Thaçi nuk u prononcua për mediat. Marrja në pyetje ka zgjatur sërish gjashtë orë, dhe në fund presidenti nuk foli për mediat duke mos sqaruar nëse marrja në pyetje do vazhdojë sërish sot apo jo.

Serbia mbledh prova për vërtetimin e akuzës ndaj Thaçit

Qëllimi i marrjes në pyetje të presidentit Thaçi është nëse do të vërtetohet ose propozimi i aktakuzës për krimet e luftës. Ish-kryeprokurori serb për krime lufte Vladimir Vukceviç tha për BIRN se ndërkohë që hetonin akuzat për trafikim organesh nga ana e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, autoritetet serbe mblodhën prova në lidhje me rolin e pretenduar të presidentit Hashim Thaçi në krimet e kohës së luftës, të cilat më pas iu kaluan hetuesve të Hagës.

Vukceviç, i cili ishte kryeprokuror për krimet e luftës nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015, tha se autoritetet serbe bashkëpunuan me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për hetimet mbi trafikimin e dyshuar të organeve të të burgosurve nga luftëtarët e UÇK-së.

“Prokuroria e Hagës po hetonte krimet e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë të kthyer në një politikan Ramush Haradinaj, i cili si përfundim u lirua nga akuzat, dhe kështu ata shkuan në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri, ku dyshohej se të burgosurve u ishin hequr organet, por ata nuk kishin një mandat për në Shqipëri, sepse vetë Gjykata e Hagës ishte ekskluzivisht për vendet e ish-Jugosllavisë. Ata panë atë që ata panë, e filmuan atë dhe kështu me radhë, dhe më vonë na i dhanë neve gjetjet e tyre”, tha Vukceviç. Ai dhe kolegët e tij më pas vizituan Shqipërinë dhe me një prokuror lokal vizituan rreth 12 vende ku mendohej se mund të jenë varrosur viktimat të cilëve iu trafikuan organet. Ai tha se ata gjetën gjithashtu dëshmi të rolit të Thaçit në krimet e kryera nga luftëtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Ish-prokurori serb për krime lufte tha për BIRN se zyra e tij u dha prova hetuesve të Hagës në lidhje me rolin e supozuar të presidentit Hashim Thaçi në krimet e kryera nga guerilët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit të viteve 1998-1999. Ata ia përcollën ato që gjetën raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marty, i cili më pas publikoi një raport që pretendonte se liderët e UÇK-së, përfshirë Thaçi, ishin të përfshirë në “trafikim organesh, rrëmbime dhe keqtrajtim të të ndaluarve” gjatë luftës.

Qeveria shqyrton projektligjin për vlerat e luftës së UÇK-së

Qeveria e Kosovës i ka proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është aprovuar Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocim 2020-2024. “Është përfunduar më herët, por për shkak të pandemisë është dashur të rishikohet. Ky program përmban 103 masa. Buxheti është mbi 11 milionë, mbi 8 milionë janë nga buxheti shtetëror, ndërsa pjesa tjetër nga donatorët”, tha zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Me anë të një kërkese drejtuar Kryesuesit të Komisionit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, James E. Risch, si dhe anëtarëve të këtij komisioni, shoqëria civile e Kosovës i ka kërkuar senatorëve amerikanë të votojnë Rezolutë për përkujtimin e luftës së Kosovës për liri dhe zbatimin e sanksioneve CAATSA ndaj Serbisë.