Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thaçi pret përfaqësuesit e Luginës së Preshevës,ja çfarë u premton

Postuar: 10/09/2018 - 17:59

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë për bashkangjitjen e komunave të tyre me territorin kosovar. Kërkesën ia parashtruan presidentit Hashim Thaçi, i cili ua rikonfirmoi mbështetjen për idenë e bashkimit, por u sqaroi se jo çdo gjë varet prej tij.

Presidenti i Kosovës tha: “Nuk iu premtoj miqve në Luginë dhe nuk garantoj bashkëngjitje, por do të punoj shumë që kjo të ndodhë. Se a do të ndodhë apo jo varet nga uniteti në Kosovë, në Luginë dhe nga hapat e tjerë të mëtutjeshme për një zgjidhje përfundimtare me marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë, pra një marrëveshje e karakterit, shpirtit dhe substancës evropiane”.

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, veç rezolutës, i parashtroi edhe dy kërkesa të tjera presidentit Thaçi.

“Kërkojnë që të marrin pjesë në dialogun Prishtinë – Beograd. Të krijohet fondi kombëtar i solidaritetit nga Shqipëria dhe Kosova për Luginën e Preshevës për përmirësimin e gjendjes ekonomike për zonën”, u shpreh kryetari i Komunës Preshevë.

Presidenti i Kosovës u sqaroi liderëve shqiptarë arsyet se pse nuk mund të vizitojë shqiptarët e Luginës. Thaçi u kujtoi se në Serbi është i dënuar në mungesë dhe si president i Kosovës kërkon të shmangë situatat që nuk i shërbejnë dialogut dhe paqes mes dy vendeve dhe stabilitetit të rajonit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 21:28

Një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme për integrimin euro-atlantik. Kështu shprehet Hashim Thaçi, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në ‘Real Story’.

Postuar: 20/09/2018 - 20:38

Rreth 200 qytetarë të Kosovës, vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, duke për

Postuar: 20/09/2018 - 18:26

22 persona janë arrestuar nga Policia nën dyshimin për përfshirje në shrytëzim prostitucioni.

Postuar: 20/09/2018 - 16:24

Që kur u artikulua për herë të parë në muajin gusht, ideja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës e

Postuar: 20/09/2018 - 14:51

Javën e kaluar një i ri 24-vjeçar nga fshati Trepçë i Mitrovicës, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk

Postuar: 19/09/2018 - 22:44

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot se në fund të vitit do të hiqen kufijtë mes

Postuar: 19/09/2018 - 22:12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje m