Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thaçi: Protestat dhe bllokimi i rrugëve nuk na ndihmojnë aspak

Postuar: 09/09/2018 - 11:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se protestat dhe bllokimi i rrugëve kundër Vuçiqit, nuk ndihmon në raportet Kosovë-Serbi.

Presidenti i vendit tutje ka deklaruar se qytetarët duhet të përmbahen dhe të tregojnë kulturë minimale njerëzore.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 17:14

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim në BE-, ndërkohë Gjermania thuhet se i ka ofruar ndërtimin e fabrikës së Volkswagenit në Serbi, në këmbim të marrj

Postuar: 18/09/2019 - 15:03

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon derisa ka folur për dialogun që ka mbetur pezull tash e sa

Postuar: 18/09/2019 - 15:00

Senatori demokrat Chris Murphy, në një shkrim autorial të publikuar dje, ka përshkruar turneun

Postuar: 18/09/2019 - 08:56

Gruaja e rrahur dhe keqtrajtuar nga burri që mban njëherësh edhe një grua tjetër tregon tmerrin q

Postuar: 17/09/2019 - 17:25

Zëvendëskryeministrit në dorëheqje dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nuk i

Postuar: 17/09/2019 - 16:02

Republika e Maqedonisë së Veriut e bëri të veten, tani radhën e ka Evropa që të përfundoj pjesë

Postuar: 17/09/2019 - 15:52

Katica Janeva kërkon të lirohet nga paraburgimi në Shutkë, ndwrsa garanton se nuk do të arratis