BREAKING NEWS

Yuri Kim deklaroi se Basha ka në dorë fatin e Shqipërisë / Paralajmërimi ‘bombë’ i Spartak Ngjelës: Shqipëria merr fund nëse…

Yuri Kim deklaroi se Basha ka në dorë fatin e Shqipërisë /
x

Rajoni

Thaçi reagon për shokun e luftës: Nuk ka Gjykatë që njollos Kadri Veselin

Thaçi reagon për shokun e luftës: Nuk ka Gjykatë që
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas lajmit se kreu i PDK, Kadri Veseli është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
 
Thaçi ka shkruar në Facebook se ka pasur nderin që gjatë luftës ka rrugëtuar së bashku me Kadri Veselin, e shton se është krenar për punën dhe angazhimin e tij për tre dekada.
 
“Fatin e viteve të gjata të robërisë dhe sundimit të popullit të Kosovës nga Serbia e ka ndryshuar përgjithmonë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe angazhimi i të rinjve e të rejave që iu bashkëngjitën UÇK-së në luftë për liri dhe pavarësi. Lufta jonë për liri është kauza më e pastër, më e drejtë dhe më fisnike që mund ta ketë për fat një popull në historinë e tij”, tha ai.
 
Presidenti i Kosovës ka shtuar tutje se nuk ka asnjë dyshim se Veseli ka pasur moralin më të lartë patriotik, politik e ushtarak.
 
“Kam pasur nderin e madh që për lirinë e Kosovës që nga fillimi të rrugëtoj vazhdimisht me Kadriun dhe në çdo hap jam ndjerë krenar me punën dhe angazhimin e tij të pa shoq, tash e tri dekada. Nuk ka asnjë dyshim se zoti Veseli si edhe dhjetëra ish luftëtarë të UÇK, që tashmë janë ftuar nga Dhomat e Specializuara, ka pasur moralin më të lartë patriotik, politik dhe ushtarak”