Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thaçi shprehet i zhgënjyer nga mungesa e unitetit të BE-së kundrejt Kosovës

Postuar: 15/05/2019 - 15:35

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të mërkurën se është befasuar për të keq kur ka mësuar që për takimin e mbajtur në Berlin ditë më parë me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk kishte koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Ai i bëri këto komente në një takim me ambasadorët dhe shefat e zyrave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, në të cilin ka shprehur zhgënjimin e tij se si në takimin e Berlinit nuk ka pasur unitet në vendet e Bashkimit Evropian rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
 
Si të arritur të këtij takimi, Thaçi ka përmendur dakordimin e Kosovës dhe Serbisë që, pas insistimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, të mbahet takimi i ardhshëm në Paris, më 1 korrik.
 
Përveç kësaj, ai ka thënë të ketë mirëpritur kthimin e vëmendjes së Gjermanisë dhe Francës në çështjet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
 
“Vlerësoj lart vullnetin e mirë të kancelares (Angela) Merkel dhe këmbëngulësinë e presidentit Macron që çështjet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin përpara”, ka thënë ai.
 
Sa i përket kërkesës për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se ky proces duhet të finalizohet me një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja shtetet.
 
Sa i përket taksës, që aktualisht përmendet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si bllokuese e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, Thaçi ka thënë se kjo masë duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi.
 
Autoritetet e Kosovës kanë vënë taksë 100 për qind, gjashtë muaj më parë në importet e Serbisë dhe Bosnjës.
 
Taksa vazhdon të mbetet në fuqi pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për pezullim të saj./REL/

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 11:48

Këshilltari i zv/kryeministrit të Kosovës Jetlir Zyberaj u bëri thirrje qytetarëve të vendit të shmangin udhëtimet që kalojnë përmes territorit të Serbisë.

Postuar: 25/08/2019 - 09:48

Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë.

Postuar: 24/08/2019 - 22:21

Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër

Postuar: 24/08/2019 - 22:11

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka vendosur ultimatum presidentit serb Aleksandar Vuçiç në

Postuar: 24/08/2019 - 20:23

Rreth orës 13:15 minuta të ditës së sotme në qendër të Prizrenit ka pasur tentativë për dhunim se

Postuar: 24/08/2019 - 15:52

Një ari ka sulmuar një polic të Kosovës në fshatin Pecaj të Pejës.

Postuar: 24/08/2019 - 15:21

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK është e vendosur më shumë se k