BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Rajoni

Thaçi sulmon Kurtin për masat izolues edhe rastin “Pacolli”, Vetëvendosje paralajmëron padi ndaj presidentit

Thaçi sulmon Kurtin për masat izolues edhe rastin

Ditën e djeshme ka pasur një ashpërsim të retorikave midis Presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe Lëvizjes Vetëvendosja. Në daljen e tij në një konferencë për mediat, Presidenti Thaçi ka kërkuar sqarim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, lidhur me rastin e kthimit të deputetit Behgjet Pacollit në Kosovë dhe humbjen e jetës së të riut Agon Musliu ditë më parë gjatë karantinës në Qendrën e Studentëve. Karantinimi në këtë qendër është i detyrueshëm për të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës. Thaçi është shprehur se karantinimi nuk duhet të jetë selektiv e aq më tepër me selektime partiake dhe baza politike.

 “or të gjithë duhet të punojmë me kulturën më të lartë dhe përgjegjësinë më të lartë edhe politike edhe kombëtare demokratike duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet”, shtoi Thaçi. Ndër të tjera, ai deklaroi se nuk respekton vendimet e qeverisë, meqë janë antikushtetuese, por këshillat dhe rekomandimet e IKShP-së. “Grupi i Kurtit, Sveçlës dhe Vitisë duhet të sqarojnë çështjen e jetës për jetën e Pacollit se si kanosej gjatë fluturimit të tij për Prishtinë. Dhe pse Pacolli ka devijuar fluturimin në drejtim të Tiranës, sikurse ka edhe përgjegjësi morale, politike dhe ligjore të japin grupi i Kurtit dhe Vitia, dhe gjithashtu edhe Sveçla për shtytjen në vetëvrasje të studentit nga konviktet, sikurse për seleksionimin politik se kush duhet të karantinoret dhe kush jo. Në këtë drejtim ata duhet të përgjigjen sa më shpejt aq më mirë. Në anën tjetër ju e dini që vendimet e qeverisë janë shpallur antikushtetuese sa i përket pandemisë, dhe nuk kam çfarë të shtojë më tepër atyre vendimeve. Prandaj unë respektoj këshillat e IKShP-së dhe jo vendimet antikushtetuese të grupit të Kurtit dhe të tjerëve”, ka theksuar ai.

Reagon VV

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LVV e cila i ka klasifikuar deklaratat e Thaçit si të pavërteta dhe qëllimisht përçarëse. Madje, për disa prej tyre, LVV thotë se po konsideron që t’i drejtohet edhe organeve të drejtësisë. “Deklarimet që Presidenti tha, janë larg të vërtetës sepse as nuk ka pasur vendime selektive mbi baza politike në Qendrën e Studentëve për karantinim, as nuk ka pasur sinjale nga organet kompetente për rrezik ndaj deputetit Pacolli dhe nuk ka asnjë dëshmi të bazuar që dikush të marrë guximin të thotë që kemi të bëjmë me shtyrje në vetëvrasje. Gjithë sa presidenti tha është shpifje, fyen rëndë integritetin tonë politik, por edhe njerëzor dhe nxit përçarje e mos durim”, reagoi LVV. Akuza të tilla -sipas VV-së- janë të rënda dhe për to duhet marrë përgjegjësi. “Është tej mase e trishtueshme të shihet se si Presidenti mundohet të përdorë dhimbjen dhe fatkeqësinë e dikujt tjetër, për të hedhur baltë mbi institucionet e vendit”, vijon deklarata. “Presidenti, është duke mbuluar me turp postin që e mban, duke zvetënuar integritetin moral e shtetëror të figurës së Presidentit duke u kthyer në një zëdhënës të insinuatave të fabrikuara nga vet ai dhe rrjeti i ndikimit të tij ilegal. Ndjehet e dëshmohet se qytetarët në shumicë janë të distancuar nga një frymë e tillë përçarëse dhe jo rrallë edhe në mungesë të humanitetit”, përfundon komunikata.

Më të lexuarat