Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thaçi takon krerët e sigurisë, kërkon hetim profesional për helmim të personelit të KQZ

Postuar: 14/10/2019 - 15:33

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetaren e KQZ, Valdete Daka, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ.
 
Ata kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.
 
Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund, thuhet në njoftimin për media.
 
“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ”, ka thënë presidenti Thaçi.
 
Ai u shpreh se është inkurajuese që të gjitha institucionet përgjegjëse i kanë marrë masat e duhura.
Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 18:38

“Në rast se ti me Këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do tju shkund nga brekët gjithë Këshillin me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si Ju, asnjëherë nuk do të hyjmë në BE.

Postuar: 20/11/2019 - 17:17

Prokuroria e Kosovës akuzon një shtetas kosovar si të përfshirë në veprën penale “nxitje pë

Postuar: 20/11/2019 - 17:04

Një 32-vjeçar ka goditur me thikë në qafë gruan e tij.

Postuar: 20/11/2019 - 16:21

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradianj ka vendosur që 28 nëntori, Dita e Flamurit, të

Postuar: 20/11/2019 - 15:31

Nga qeveria malazeze kanë thënë se çështja e demarkacionit kufitar me Kosovën ka përfunduar me

Postuar: 20/11/2019 - 14:52

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se Kosova duhet të respektojë detyrimet