BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Rajoni

Thaçi: Udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviç

Thaçi: Udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklarimeve skandaloze të kreut të shtetit serb, Aleksandar Vucic, i cili ka përkrahur ish-ministrin serb Teodosijeviç rreth deklarimeve se Masakra e Reçakut ka qenë një ‘trillim’.
 
Kreu i shtetit të Kosovës madje ka bërë një krahasim, se si kancerlarja gjermane, Angela Merkel, flet për Aushvic duke u ndjerë e turpëruar, ndërkohe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, flet me krenari për gjenocidin serb.
 
Ai në një postim në Twitter tha se nëse Merkel flet me turp për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviç.
 
“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur në diskutimet për atë që la pas Millosheviç ata do të shprehin turp dhe vetë, turp”, ka shkruar Thaçi.