Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thaçi: Unë nuk kam fuqi ta bind Serbinë ta njohë Kosovën

Postuar: 06/09/2018 - 21:27

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur mbi idenë e tij të korrigjimit të kufijve me Serbinë, një ditë para takimit në Bruksel me Aleksandër Vuçiç.

Thaçi u shpreh në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e kësaj të enjteje, se marrëveshja për korrigjimin e kufijve me Serbinë është mjaft e rëndësishme që të arrihet në mënyrë paqësore, pasi sipas tij, jemi në një situatë të ngrirë. Prandaj është e rëndësishme që të arrihet një e tillë, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës u shpreh në lidhje me marrëveshjen se është shumë pesimist, por pavarësisht kësaj sheh një dritë jeshile.

Ai tha se realizimin e kësaj marrëveshje e shikon si diçka mjaft të rëndësishme për të vazhduar më tej.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë duke bllokuar njëra-tjetrën. Thaçi tha se po punon për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare,

“Unë nuk kam fuqi ta bind Serbinë ta njohë Kosovën. Askush nuk i cënon më interesat e Kosovës, pasi Serbia nuk ka më Millosheviçin, por njerëz të zgjedhur”, tha ai.

Propozimi i kreut të shtetit të Kosovës ka shkaktuar debate të shumta, jo vetëm në politikën e Prishtinës, por edhe më gjerë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2019 - 15:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë shpërfaqur të mërkurën qëndrimet e tyre të kundërta në diskutimet për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në një konfer

Postuar: 20/02/2019 - 15:08

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnies, Bakir Izetbegoviç ka deklaruar se në rast se Serbi

Postuar: 20/02/2019 - 07:21

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ka thënë dje se propozimi zyrtar i Serbisë për zgjidhjen e ç

Postuar: 19/02/2019 - 19:34

Zëdhënësja e BE Maja Koçijançiç tha se fokusi i punës së BE-së është për të arritur një marrëve

Postuar: 19/02/2019 - 18:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ankua sot se ekziston mbështetje e fshehtë për taksën

Postuar: 19/02/2019 - 18:42

Kryeministri Ramush Haradinaj përsëriti sonte qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve, ndë