BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Rajoni

“Thashë PO”, BDI shpall zyrtarisht kandidatin shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut

“Thashë PO”, BDI shpall zyrtarisht kandidatin shqiptar për

Naser Ziberi është kandidati për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ziberi është prezantuar nga BDI, ndërsa sot filloi zyrtarisht fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Ziberi ka deklaruar se e pranoi këtë propozim pasi beson në idenë e kryeministrit të parë shqiptar dhe sipas tij është i bindur këtë detyrë do ta kthejmë në një shërbim për të gjithë qytetarët.

“Unë thashë po sepse në çaste të vështira, në udhëkryqe të mëdha, njihen njerëzit që janë në gjendje të sakrifikojnë nga vetvetja për të mirën e popullit.. Thashë po se besoj në idenë e kryeministrit të parë shqiptar dhe jam i bindur se këtë detyrë do ta kthejmë në një shërbim për të gjithë qytetarët, në rend të parë ato shqiptarë por edhe për të gjithë të tjerët…Kam qene ithtar i barazisë së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë”, është shprehur Ziberi.

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit.

Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.