BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Rajoni

Thellohen debatet në Prishtinë, opozita dyshime se qeveria do të pranojë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Thellohen debatet në Prishtinë, opozita dyshime se qeveria do të

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbë, një çështje e shumë diskutuar mbi rolin që ka në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për më tepër në procesin e dialogut mes këtyre dy shteteve, duket se është duke frikësuar politikën kosovare, tani më tepër se kurrë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel në lidhje me reciprocitetin e targave. Ditën e djeshme, Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar e frikësuar se qeveria e Kurti mund të pranojë krijimin e bashkimit të këtyre komunave, aq më tepër pas presionit dhe kërkesave të shumta të ardhura nga pala serbe në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në 2015. Pas arritjes së marrëveshjes për targat e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, BE-ja përmes një komunikate për medie ka kërkuar edhe implementimin e marrëveshjes së vitit 2015, me theks të veçantë të asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Një pikë tjetër e cila ngre alarmin në lidhje me këtë pikë. Është fakti qe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka sqaruar se temë në takimin e radhës në Bruksel në kuadër të dialogut, do të jetë pikërisht krijimi i këtij Asociacioni. LDK është shprehur se qeveria është duke bërë hapa prapa në dialog dhe me këtë qasje po rrezikon krijimin e një entiteti serb me fuqi ekzekutive. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti sqaroi se asociacioni me fuqi ekzekutive duhet të jetë i papranueshëm për Kosovën, por sipas tij me Qeverinë Kurti rrezikohet themelimi i tij. “Kjo qeveri po bën hapa prapa sepse dikur thoshte se marrëveshjet e kaluara nuk janë të mira dhe se do t’i rishqyrtonte. Ndjesa tani po i realizon dhe madje po bënë hapa prapa. Unë kam droje se me këtë lloj qeverie të papërgjegjshme dhe e pa zonja në punët e jashtme mund të rrezikojmë një asociacion me fuqi ekzekutive. Gjithsesi është i pa pranueshëm dhe cenon rregullimin kushtetues të Kosovës dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Reagon Vetëvendosje

Në lidhje me këto pretendime është prononcuar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili është shprehur se reagimi i LDK është i pandershëm politikisht, pasi vjen pikërisht nga partia e cila ka nënshkruar në lidhje me asociacionin. “Është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale. Po të njëjtit që kanë nënshkruar marrëveshje joevropiane për komandantin serb të policisë në veriun e Kosovës, nënshkruesit e fusnotës dhe ata që dobësuan fuqinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, sot për qëllime të ulëta politike të tentojnë të shpërndajnë lajme të rrejshme kundër qeverisë për të krijuar konfuzion dhe për të zbehur arritjen në rastin e targave”, ka shkruar Abazi në një postim në Facebook. Sipas tij, Kosova sot ka institucione me legjitimitet si asnjëherë më parë dhe qeveri që zbaton politika në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese në interes të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. “Ata mund të janë të fiksuar sepse me frikë kanë vepruar edhe kur ishin të gatshëm që për pushtetin e tyre të rrëzojnë qeverinë e votës qytetare edhe me çmimin e ndarjes së vendit dhe në mes të pandemisë COVID19. Qytetarët dhe qeveria nuk janë të frikësuar sepse jemi në të drejtën tonë dhe në të drejtën e barazisë edhe në dialogun me Serbinë. Dje kishte frikë, sot ka vendosmëri dhe qartësi”, përfundon ai. Mbi deklaratën e Abazit, ka reaguar ish kreu i LDK, Isa Mustafa. Ai sqaroi se nuk është ka marrë pjesë në nënshkrimin e asociacionit. “Në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës. Prandaj rrjedhimisht dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ma përshkruajnë mua Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit ... Se a do të themelohet Asociacioni apo jo, se a do të zbatohet Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të vitit 2013 tani është në kompetencë të lidershipit të Kosovës. Por Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë se Asociacioni themelohet sipas Marrëveshjes së Parë të vitit 2013”, tha Mustafa.

Më të lexuarat