BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Rajoni

Thellohen përplasjet, Vuçiç dhe Petkoviç reagojnë ndaj Vjosa Osmanit për arsenalin ushtarak dhe shtojnë provokimet ndaj Kosovës

Thellohen përplasjet, Vuçiç dhe Petkoviç reagojnë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me deklaratën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Në një panair për armët, Vuçiç u shpreh se Serbia nuk e ka shfrytëzuar konferencën për propagandë por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit, referuar konferencës së Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara . “Ata mendojnë se politika është për ta sulmuar Serbinë çdo ditë. Ata më kujtojnë dikë. Ata mendojnë se e kanë përfunduar punën politikisht me deklarata të forta dhe se e kanë zgjidhur problemin. Falenderoni ata nëse mendojnë kështu. Ne nuk bëjmë hile, nëse dikush e bënë këtë janë ata, ne nuk e kemi shfrytëzuar samitin për kampanjë brutale por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit”, ka thënë Vuçiç. Mbi deklaratën e Osmanit, ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Ai tha se Vjosa Osmani po sulmon përsëri Beogradin zyrtar, duke u përpjekur të zvogëlojë dështimet dhe mangësitë e veta politike. Petkoviç u shpreh se ishte i kënaqur që Osmani ndjek nga afër ngjarjet në Beograd, sepse kështu ajo mund të shohë se çfarë do të thotë kredibilitet dhe reputacion ndërkombëtar, mbështetje dhe diplomaci e suksesshme. “Znj. Osmani le të mësohet me të sa më shpejt që të jetë e mundur , sepse gjithsesi do t’i duhet të mësohet kur të nisim të shohim frytet e këtij samiti. Duke akuzuar Beogradin zyrtar për krime, ajo në fakt zbulon të gjithë natyrën kriminale mbi të cilën u krijua shteti i rremë i Kosovës, udhëheqësit e të cilit po gjykohen sot në Hagë për krime monstruoze të të ashtuquajturës UÇK, të kryera kundër serbëve dhe popujve të tjerë nga krahina jugore serbe", tha Petkoviç.

Deklarata e presidentes Osmani

Zonja Osmani, me anë të një postimi në Facebook është treguar kritike në lidhje me qasjen serbe ndaj samitit të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara, madje e ka akuzuar shtetin serb se e ka shfrytëzuar këtë samit për të propaganduar kundër Republikës së Kosovës. “Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrativë e argumente të falsifikuara. Së fundi, në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, Serbia sërish po e keqpërdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës”, shkroi ajo. Osmani shtoi se nën udhëheqjen e kasapit Sllobodan Millosheviç, Serbia ka shkaktuar shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë, duke shkaktuar gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, si dhe duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të NAM-it. Në lidhje me qasjen e Serbisë, Osmani tha se si vend kolonizues, me politika destabilizuese, me mohim te gjenocidit të kryer ndaj civilëve të pafajshëm e me veprime që çdo ditë bien ndesh me përpjekjet për paqe e stabilitet në rajonin tonë, Serbia dëshmon se është në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM. “Pavarësia e Kosovës është njohur nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të NAM-it. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Prandaj ftoj të gjitha shtetet e NAM që nuk kanë njohur Kosovën që të udhëhiqen nga ky interpretim i GJND-së dhe jo nga propaganda e Serbisë e cila rrënjët i ka tek mendësia Millosheviçiane”, shkroi Osmani. Ajo deklaroi se për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve, Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta minuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, përmes lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe me fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera. “Kosova e vlerëson mbështetjen, të cilën ia kanë dhënë disa vende të NAM-it, në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrëse në konferencën e NAM-it, në Beograd do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Kosovës dhe shteteve të tjera në rajon”, përfundoi ajo. Ndërkohë, Shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela deklaroi dje se regjimi i Vuçiçit në Serbi është rreshtuar me politikat e hegjemonisë rajonale të Millosheviçit. “Serbia është në përputhje të plotë me interesat e Rusisë për destabilizimin në rajon”, tha ai.

Më të lexuarat