BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Thellohet bilanci i shpërthimit në Bejrut, mbi 100 viktima dhe mijëra të plagosur, shkak dyshohet nitrati i amonit

Thellohet bilanci i shpërthimit në Bejrut, mbi 100 viktima dhe

Ka qenë e rëndë ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së martës në Bejrut dhe që tronditi opinionin global. Pas shpërthimit në portin e Bejrutit, janë shënuar të paktën 100 viktima, janë plagosur rreth 4.000 persona dhe nga dëmet e shkaktuara nga shpërthimi rreth 300.000 njerëz kanë mbetur pa shtëpi. Kjo deklaratë ka ardhur nga  guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud i cili e ka vlerësuar dëmin e ngjarjes në 3-5 miliardë dollarë. Pamjet të cilat qarkullojnë në rrjet japin edhe një pamje të qartë te katastrofës e cila pritet veç të tjerash, të ketë një impakt tepër afatgjatë në ekonominë e vendit, pavarësisht ndihmave të ardhura nga shtetet e tjera. Mediat raportojnë se kimikatet të shpërthyen ishin dërguar në depo në 2014 nga konfiskimi i një anijeje mallrash në pronësi të biznesmenit rus, Igor Grechushkin. Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fahmi, bëri me dije se incidenti u shkaktua nga shpërthimi i më shumë se 2.700 tonë nitrat i amonit. Nitrati i amonit  kërkon kushte specifike magazinimi, pasi edhe pse vetë nuk është një element shpërthyes, i bashkuar me komponentë të tjerë, bëhet shpërthyes dhe çliron gaz toksik.  Shpërthimi ka ndodhur në një kohë të ndjeshme për Libanin pasi vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë dhe demonstrata masive kundër varfërisë dhe pasurimit të politikanëve. Presidenti i Libanit, Michel Aoun, caktoi një takim urgjent të kabinetit për shpalljen e gjendjes së  jashtëzakonshme dy-javore. Zyrtarët deklaruan të martën se kanë filluar një hetim për të gjetur shkakun e saktë të shpërthimit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban tha se ata që janë përgjegjës do të përballen me "dënimin maksimal" të mundshëm.

Ekspertët shprehen mbi shpërthimin

Ekspertët ndërkombëtarë në bazë të video-xhirimeve dhe pasojave, tregojnë se piroteknika dhe amonium nitrati shkaktuan shpërthimin e djeshëm të madh në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Por, amonium nitrati, një përbërës kimik që përdoret si pleh artificial, por edhe si komponent shpërthyes, zakonisht nuk aktivizohet vetvetiu, ndërsa sipas ekspertëve me siguri është ndezur nga zjarri i shkaktuar në depon fqinj me piroteknikë. Në video-xhirimet në momentet e para të katastrofës tregojnë shkëndijë, dritë dhe tym, gjë që tregon aktivizimin e pajisjeve piroteknike. Ekspertët mund të vlerësojnë forcën e shpërthimit duke matur kraterin e lënë pas shpërthimit.

Duke gjykuar sipas madhësisë së kraterit dhe shkallës së dëmtimit në të gjithë Bejrutin, intensiteti i shpërthimit është ekuivalent me shpërthimin e rreth 2.2 kilotoneve TNT.

Reagimi botëror ndaj ngjarjes

Duket se shpërthimi në portin e Bejrutit ka prekur tërë botën dhe të shumta kanë qenë ato shtete të cilat kanë ofruar edhe ndihmë konkrete përveç fjalëve ngushëlluese.  Presidenti libanez Mishel Aun paralajmëroi ndihmë urgjente prej 66 milionë dollarëve, ndërsa vendet e Gjirit ishin ndër të parat që reaguan, me Katarin që premtoi se do të dërgonte një spital fushor në përgjigje të nevojave mjekësore. Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani uroi "një shërim të shpejtë për të plagosurit", ndërsa nënpresidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtari i Dubait, Sheikh Mohamed bin Rashid Al-Maktoum, në një postim në Tëitter shprehu "ngushëllime për njerëzit tanë të dashur në Liban." Kuvajti tha se do të dërgonte gjithashtu ndihmë urgjente mjekësore. E papritur dhe shpresëdhënëse ka qenë reagimi i Izraelit fqinj, i cili gjithashtu ofroi ndihmë humanitare për Libanin, me të cilin teknikisht është akoma në luftë. “Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz dhe Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi, në emër të Shtetit të Izraelit, i kanë ofruar qeverisë libaneze, përmes ndërmjetësve ndërkombëtarë, ndihma mjekësore dhe humanitare, si dhe ndihma të menjëhershme urgjente”, thuhet në një deklaratë të qeverisë izraelite. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se vendi i tij ishte i gatshëm të ofronte ndihmë sipas nevojave të shprehura nga autoritetet libaneze, dhe kryeministri britanik, Boris Xhonson deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të sigurojë çfarëdo lloj ndihme dhe mbështetje të mundur për Libanin pas shpërthimit në portin në Bejrut.

Më të lexuarat