BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Rajoni

Thellohet konflikti mes Kurtit dhe Grenell, zyrtari amerikan shton sulmet, reagon ashpër Lëvizja Vetëvendosje

Thellohet konflikti mes Kurtit dhe Grenell, zyrtari amerikan shton sulmet,

Ish i dërguari special i Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka vijuar sërish ditën e djeshme me akuza kundrejt kreut të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit të ardhëm të Kosovës, Albin Kurti. Sulmet e Grenell mund të quhen tashmë një sulm personal ndaj zotit Kurti dhe e kanë kaluar kufirin e sulmeve siç ndodh rëndom mes kundërshtarëve politikë ose personave të kësaj fushe të cilët kanë kundërshti mes tyre. Një sulm i kësaj natyre, ndaj një personaliteti të Kosovës nuk kishte ndodhur më parë. Grenell, me anë të postimeve në rrjetin social Twitter e ka çuar edhe më tej akuzën e dy ditëve më parë ku i tha zotit Kurti se ishte anti amerikan. “Kurti ishte kundër Bill Klintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vienë. Kurti ishte kundër Barak Obamës dhe Joe Biden për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trump për Marrëveshjen Ekonomike për Normalizim. Ai do të jetë kundër Joe Biden përsëri. Ai është anti – Amerika”, ka shkruar Grenell në Twitter. Veç kësaj, Grenell ka postuar sërish më pas duke prekur edhe çështjen e Izraelit, i cili është edhe shteti i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Postimet e tij duken tendencioze dhe me qëllimin për të prishur marrëdhëniet midis Izraelit dhe qeverisë së ardhshme të Kosovës. “Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim”, ka shkruar Grenell në Twitter, duke shtuar se ky është një diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së.

Lëvizja Vetëvendosje i përgjigjet Grenellit

Pas postimeve të vazhdueshme të emisarit të SHBA mbi dialogun Kosovë- Serbi, ka reaguar Këshilltari personal i Albin Kurtit, Arun Chaudhary. “Hej Richard Grenell, ky amerikani është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Aleanca jonë e palëkundshme, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, i mbijetoi diplomacisë së pamatur të detyrimit që ndihmuat për Donald Trumpin, kështu që … të lutem ndal”, ka reaguar Chaudhary përmes llogarisë personale në Twitter. Edhe ish këshilltarja e Albin Kurtit, Fëllanza Podrimja, ka reaguar ndaj postimeve të Grenell. “Rregulla nr. 2: kur Richard Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e duhur”, ka shkruar ajo. Pas shkrimit në Twitter të ish ambasadorit Richard Grenell i cili va vazhduar me deklarata kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke e quajtur antiamerikan, ka reaguar edhe Donika Gërvalla nga lista e Vjosa Osmanit. Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se në Gjermani Grenelli ka qenë një ambasador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i dërguar i presidentit amerikan në Kosovë. “Dokrrat e pakripura në Twitter. Sipas të gjitha sondazheve ndërkombëtare, shqiptarët janë populli më proamerikan i këtij planeti. Jo vetëm Albin Kurti që jo se jo, por në Kosovë asnjë person që di të numërojë deri në tre nuk është kundër Amerikës. Arsyen e dimë të gjithë. Në Gjermani Grenelli ka qenë një ambasador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i dërguar i presidentit amerikan në Kosovë”, shkroi ajo. Më tej zonja Gërvalla nuk ka lënë pa përmendur faktin që as Grenell dhe as ish shefi i tij Donald Trump nuk janë shembuj për tu ndjekur. “Qytetarët amerikan i kanë larguar tashmë që të dy nga postet e tyre të larta. Të dy kanë tentuar më pas që zgjedhjet e lira në Amerikë të mos i pranojnë duke i quajtura të manipuluara, gënjeshtra këto që kulmuan në sulmin e armatosur ndaj Kapitolit duke i shfaqur botës ndër imazhet më të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë nga Amerika. As Trumpi dhe as Grenelli nuk janë interesuar asnjë herë për Kosovën, ata interesohen vetëm për veten e tyre. Për fat të mirë, Grenelli mbetet vetëm një episod i shkurtër dhe i shëmtuar për vendin tonë”, vijoi ajo. Në fund zonja Gërvalla sqaron se Biden është një mik i vërtetë i Kosovës. “Në vend të gjuhës së presionit, administrata e re amerikane ofron mbështetjen e saj për sfidat e shumta që na presin. Këto janë marrëdhëniet normale mes Amerikës dhe Kosovës. Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter. Zoti i ka bekuar Amerikën dhe Kosovën dhe miqësinë e tyre të përhershme”, përfundon postimi i saj.

Më të lexuarat