Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Rajoni

Thirret kongresi i jashtëzakonshëm në Maqedoninë e Veriut, lideri i opozitës del me deklaratë të fortë: Do të luftoj për të rrëzuar qeverinë!

Thirret kongresi i jashtëzakonshëm në Maqedoninë e Veriut,

VMRO- DPMNE duket e përçarë në Maqedoninë e Veriut, pasi ish-anëtarë dhe anëtarë aktualë të partisë duan dorëheqjen e liderit të partisë, Hristijan Mickoski, pasuesit të Gruevskit.

Personat në fjalë kanë kërkuar një kongres të jashtëzakonshëm ku të votohet pro ose kundër Micksoskit.

Por ky i fundit ka garantuar se dorëheqjen nuk e jep dhe do luftojë kundër koalicionit qeverisës LSDM- BDI, për të rrëzuar qeverinë.

“Unë nuk e kam në plan të jap dorëheqje dhe deri sa të jem gjallë do të luftoj kundër të gjithë atyre fuqive të errëta që duan ta kthejnë përsëri partinë në margjinat e skenës politike aty prej ku e mora unë bashkë me udhëheqësin dhe e ngritëm dhe stabilizuam në nivelin që është tani. Nuk do të lejoj që ata njerëz ta kthejnë në margjinat e njëjta duke i shërbyer Zoran Zaevit”, tha Mickoski .