Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tony Blair me videomesazh uron Kosovën në përvjetorin e çlirimit

Video: 

Postuar: 12/06/2019 - 19:49

Ish-kryeministri, Tony Blair, ka uruar kosovarët për përvjetorin e 20-të të çlirimit nga Serbia.
 
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një video të Blair, ku ai ka uruar kosovarët.
 
"Tony Blair, ish-kryeministri britanik, ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë tonë. Në shenjë të falënderimit dhe respektit të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij. Kosova, populli ynë, asnjëherë nuk i harron miqtë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën! Faleminderit edhe për këtë videomesazh! HTH", ka shkruar Thaçi.
 
Blair në adresimin e tij ka theksuar se arritja e paqes është e vështirë por se beson në njerëzit e Kosovës për të zgjidhur sfidat dhe problemet.
 
“Në vitin 1999 NATO mori një vendim stoik të intervenojë për të parandaluar humbjen e jetëve në Kosovë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe në gjithë Europën”.
 
“E vlerësoj lartë udhëheqjen e Bill Clinton dhe vendimin për të sjellë forcat paqeruajtëse për kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në gjithë regjionin”.
 
“Ne e dimë se sa e vështirë rruga drejt progresit dhe paqes, por ne gjithashtu besojmë që njerëzit në Kosovë dhe në rajon kanë kreativitet për të adresuar dhe zgjidhur shumë sfida. Krijimi i një paqe të qëndrueshme merr kohë dhe punë të zellshme”.
 

Blair me videomesazh uron Kosovën në përvjetorin e çlirimit

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 07:54

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Postuar: 23/06/2019 - 19:59

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka publikuar ndryshimet në kabinetin e tij qeveri

Postuar: 22/06/2019 - 23:54

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim n

Postuar: 22/06/2019 - 20:31

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se SHBA vazhdon ta përkrahi dialogun mes Kosovës dhe

Postuar: 22/06/2019 - 15:30

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë përgjegjëse institucionet e Kosovës pse po dështon Samiti i P

Postuar: 21/06/2019 - 18:55

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka folur në lidhje me çështjen e heroit Go

Postuar: 21/06/2019 - 18:53

Propozim ligji për regjistrimin është lëshuar në procedurë parlamentare e cila do të zgjatë.