
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Torturuan dhe vranë qytetarë të pafajshëm gjatë luftës, Bosnja merr vendimin për 5 ish-policë serbë

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Qershor 2023

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka dënuar pesë ish-policë, serbë etnikë, për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1992-1995.
Millan Gjokiq dhe Bratisllav Trisiq u dënuan me nga tre vjet burgim, ndërkaq Zoran Tanasiq, Zharko Millanoviq dhe Mlladen Krajsnik, me nga dy vjet burgim.
Ata u gjetën fajtorë për torturim të boshnjakëve në zonën Bielina në verilindje të Bosnjës nga prilli i vitit 1992 deri në fund të shtatorit të vitit 1994, mbi baza politike, kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare.
Të pandehurit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërkaq tre të pandehur të tjerë, Savo Mërsiq, Millivoje Çobiq dhe Millan Markoviq, u liruan nga të gjitha akuzat.
Gjokiq ishte komandant policie në Janja nga fundi i vitit 1992 deri në qershor të vitit 1993, dhe më vonë u bë zëvendëskomandant. Tanasiq, Millanoviq dhe Krajsnik, ishin zyrtarë policorë në Janja, ndërkaq Trisiq ishte zyrtar i Shërbimit Shtetëror Sekret.
Janja gjendet 10 kilometra në jug të Bielinës.
Gjyqi ndaj tyre kishte nisur më 2016, ku ishin përfshirë edhe tre të pandehur të tjerë, por dy prej tyre vdiqën gjatë kohës së gjykimit, ndërkaq autoritetet thanë se i pandehuri i tretë nuk ishte i aftë të dilte para gjyqit për shkak se ishte i sëmurë.
Në Bielina kishte ndodhur një masakër në fillim të prillit të vitit 1992 nga paramilitarët lokalë serbë dhe nga Garda serbe e Vullnetarëve, një grup paramilitar i udhëhequr nga Zhelko Raznatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Deri në 80 persona, shumica boshnjakë, por edhe serbë etnikë, të dyshuar si “kolaboracionistë”, u vranë gjatë masakrës.
Më shumë se 100.000 persona u vranë gjatë luftës në Bosnje, e cila përfundoi pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që ndau shtetin në administrata, gjerësisht të bazuara në linja etnike mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve./REL
Më të lexuarat


“S’kuptoni nga politika e jashtme”, Vuçiç bën deklaratën e fortë: Është e lehtë të kritikosh qeverinë, hoqa 28 njohje të pavarësisë së Kosovës

“Paqja në Ballkanin Perëndimor varet nga një fije”/ Çfarë po paralajmëron ministrja e Jashtme gjermane?

Pasaportat e Kosovës për serbët, çështje integrimi apo zgjedhjeje?

Tmerrohen serbët: Nis plani për të krijuar ‘Shqipërinë e Madhe’, ja vendet që do të “pushtojë” Prishtina, nga Greqia, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia qendrore, Perëndimi hesht

Përfundojnë në pranga 6 persona, ja për çfarë akuzohen

Nisin “ethet e zgjedhjeve” në Serbi, deputeti serb kërcënohet me foto intime, ja pse dyshohet se fshihet Vuçiç pas këtij incidenti

Tragjike! Gjendet pa shenja jete në banesë oficerja e policisë, zbardhen detajet e para

Samiti i ministrave të jashtëm të NATO-s, Borrell zbardh fokusin e bisedimeve tw EULEX dhe KFOR

Stuhi e fuqishme shumë pranë Shqipërisë, era e fortë rrezikon të përmbysë anijen turistike

Në prag zgjedhjesh, kritikët e shtetit serb vihen në shënjestër të përgjimeve të nivelit ushtarak
